Nga e hëna në të premte, 5 ide veshjesh për çdo ditë të javës! 0 335

Ja ku iku edhe një fundjavë tjetër, dhe e hëna, bashkë me punët e panumërta, nxitoi të vijë.

Është e vështirë të zgjedhësh veshjen e përshtatshme për secilën ditë të javës, por prandaj hyn Instagrami në lojë!

Inspirohuni nga veshjet e mëposhtme, marrë nga fashionistet e Instagram-it dhe problemi u zgjidh!

Po ju japim një këshillë: Përgatitini rrobat tuaja që në mbrëmje dhe shijoni disa minuta gjumë më tepër në mëngjes!

 

1) E hënë (Olivia Culpo)

Mos e vini kurrë në dyshim kombinimin e xhinseve me një pallto camel. Zbukurojeni veshjen më tej me aksesorë po camel, si atletet në foto.

Normalisht, çanta kafe është e përkryer për ta mbyllur bukur veshjen!

2) E martë  (Negin Misralehi)

Vendosni një triko mbi një këmishë kuadrate dhe kurorëzojeni look-un me një kapele stil newsboy. Tashmë jeni një parisiene e vërtetë!

Bluzet e gjera janë shumë në modë, dhe çizmet kadife deri te kyçi janë një zëvëndësim i lezetshëm i çizmeve prej të njëjtit material, mbi gju.

3) E mërkurë (Jenny Cipoletti)

Një tjetër trend i këtij sezoni, çizmet kadife vishnje, kombinuar me një minifund dhe veshje komplet të zezë.

Shtoni aksesorë glamour, si kjo çantë “Chanel”.

4) E enjte (Caroline Daur)

Palltoja në ngjyrë millennial pink është mjaft në modë këtë dimër, si dhe është perfekte për të thyer një veshje tërësisht të zezë.

Çizmet mbi gju janë të domosdoshme këtu, po ashtu dhe çanta klasike në ngjyrë të zezë!

5) E premte (Dana Manarinno)

Kombinoni gëzofin tuaj me pantallona lëkure për një pamje super chic. Thyejini ngjyrën e mbyllur të veshjes me një palë taka bezhë.

Pas punës, jeni gati edhe për të dalë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *