KreuCelebrity

Rovena Stefa nxjerr zbuluar Marina Vjollcën: “Ka qenë e regjistruar…”

Pas ndarjes së beftë nga jeta të kompozitorit Aleksandër Lalo, anëtar i jurisë së emisonit “C’est la vie”, është gjendur nën një lumë kritikash Marina Vjollca, moderatorja e spektaklit, e cila pak para lajmit, u është përgjigjur kritikëve se emisioni është live “nga fillimi e deri në fund”.

Por ndërprerja e emisionit nga TV Klan pas lajmit të hidhur, në shenjë respekti ndaj Maestro Lalos, ka treguar se çfarë shfaqej në televizion mbrëmjen e së dielës ka qenë thjesht një regjistrim i spektaklit.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe këngëtarja Rovena Stefa në Instagramin e saj, kur është pyetur mbi këtë paqartësi në dedikimin e saj kushtuar Aleksandër Lalos.

Ka qenë e regjistruar“, – pohon ajo.

Si Rovena, ashtu edhe Marina punojnë në ekranin e TV Klan, Rovena duke qenë pjesë e spektaklit “Dance with me”, dhe dy figurat e njohura janë në dijeni të orareve të programeve të njëra-tjetrës.

Përmendim këtu edhe që skena e “Dance with me” është ngjitur me atë të “C’est la vie”, prandaj Rovena është mjaftueshëm në brendësi të prapaskenave të emisionit të Marina Vjollcës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF