KreuStil Jetese

Rutina e bukurisë për buzë të bukura e të hidratuara në dimër!

Buzët janë një prej pjesëve të fytyrës të cilat e vuajnë më tepër ndryshimin e temperaturave, sidomos tani në dimër. Janë thuajse gjithmonë të ekspozuara ndaj të ftohtit, të ndjeshme dhe jo rrallë na plasariten duke na shkaktuar dhimbje e bezdi në këtë stinë.

Por, çfarë rutine bukurie duhet të ndiqni që të shmangni këto probleme e të keni gjithmonë buzë të shëndetshme e të hidratuara edhe në dimër? Për buzë të buta, ndiqni këto hapa!

Skrab

Pastrimi përmes skrabit do ju ndihmojë që të hiqni pjesët e qelizave të vdekura nga buzët tuaja. Do t’i zbusë e t’i përgatisë për trajtimin e radhës . Skrabi pastron dhe u jep buzëve një hidratim të lehtë.

Një skrab natyral i përgatitur në kushtet e shtëpisë do të ishte duke përzier mjaltë dhe sheqer. Aplikojeni kur të keni nevojë!

Balsam ushqyes

Mund të përdorni një balsam me veti ushqyese për lëkurën, ato në vazo të vogla në farmaci e jo stick. Zgjidhni ato me përmbajtje gjalpi e vajrash bimore dhe aplikojeni mbi buzë në sasi të konsiderueshme përpara se të shkoni për të fjetur, që të veprojë gjatë gjithë nates.

 

Maskë për buzët

Jemi në periudhën e maskave! Për flokë, për fytyrë, pse jo edhe për buzët? Aplikojini këto maska në trajtën e fashove mbi buzë një herë në javë. Efekti i tyre do ju habisë!

Zbutës

Zbutësin në trajtë stick duhet ta mbani gjithmonë me vete e të kujdeseni për të shmangur tharjen e buzëve. Është praktik dhe mund ta përdorni gjatë gjithë ditës kur e ndjeni të nevojshme.

Po ju, çfarë produktesh përdorni për hidratimin e buzëve?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF