KreuStil Jetese

Si ta kombinoni golfin tuaj të preferuar si një fashionista!

Nuk mund të themi që golfi është një nga veshjet më të preferuar të femrave. Qafa e tij e gjatë, që duket sikur të merr frymën, vë akoma më në pah edhe “dopjo-gushën” që mund të keni, një pamje aspak mikluese!

Megjithatë, nuk mohohet që golfi është i rehatshëm dhe kombinohet bukur me rroba të tjera. Për më tepër, jeni të sigurt këtë dimër nga ndonjë ftohje!

Nuk keni ide se si mund ta kombinoni golfin tuaj të preferuar? Ju vijmë ne në ndihmë, me këto 5 kombinime chic!

1. Golf dhe kostum

Duhet të dini që xhaketat e gjata janë kthyer në trend kohët e fundit, dhe për fatin tonë të mirë, golfet kombinuar me kostume xhaketë dhe pantallona janë një kombinim fantastik!

Zgjidhni një golf ngjyrë kaf dhe kombinojeni me një kostum kadife (një tjetër trend!). Kurorëzojeni look-un me një kapele model “baker boy”.

How to Wear a Turtleneck: Brown With a Corduroy Suit

2. Golf i gjerë dhe fund (mundësisht me pala)

Ishte një trend që u prit me dyshim në fillim të sezonit, por tashmë njerëzit e kuptojnë bukurinë e një bluzeje oversize mbi një fund me pala. Jonida Maliqi ishte e para që solli trendin në Shqipëri!

Bluzja fare lehtë mund të konvertohet në golf të gjerë, kombinuar me një fund dhe çizme deri te kyçi i këmbës. Mund të zgjidhni edhe çizme mbi gju, për një look akoma më chic!

How to Wear a Turtleneck: Oversized Over a Skirt

3. Ngrohtë për zyrë, me golf poshtë këmishës

Ambientet profesionale kërkojnë këmishë, por ju nuk keni pse të merrni një të ftohur të hidhur, vetëm për të qenë korrekte me shefin tuaj!

Poshtë këmishës tuaj të bardhë, vishni një golf po të bardhë, dhe kombinojeni me pantallona apo fund në ngjyrë shpërthyese, si fundi lejla në foto.

Ndiheni guximtare? Edhe çizmet zgjidhini në një ngjyrë të krisur!

How to wear a turtleneck: with a white shirt

4. Fustan maxi dhe golf

Fustanet maxi janë një zgjidhje e volitshme për këdo që ngurron në kombinim bluzeje dhe veshjeje të poshtme. Megjithatë, dimri është armiku i këtyre fustaneve, sepse klima e ftohtë në asnjë mënyrë nuk është e përshtatshme për një veshje të hollë si fustanet maxi!

Ky problem zgjidhet fare kollaj! Shtoni një golf poshtë fustanit tuaj maxi, një xhaketë sipër, një palë çizme chic në këmbë, dhe jeni gati!

Mund edhe të dilni pa xhaketë dhe me këpucë model “pumps” me çorape, si në foto, nëse doni të shkoni një hap më larg në modë.

How to wear a turtleneck: Lisa Aiken

5. Golf kokë e këmbë

Ju prezantojmë me veshjen më të rehatshme të këtij dimri për ju: Fustan golf! Lehtësisht i kombinueshëm, me një xhaketë dhe geta të zeza, si dhe çizme apo kambale po në ngjyrë të mbyllur, ju do të ngjani tmerrësisht fashionista me këtë look, ashtu si blogerja Olivia Palermo në këtë foto.

Nëse ju zë syri një fustan golf nëpër dyqane, bëjeni tuajin pa ngurruar!

How to wear a turtleneck: Olivia Palermo

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF