KreuCelebrity

“Xing” në avion mes Ardit Gjebreas dhe aktorit që e imiton… si shkoi takimi vallë?

Nuk ka njeri që nuk e njeh moderatorin e dashur të emisionit “E diela shqiptare”, Ardit Gjebrea. Sado i ndjekur, Arditi ka edhe imituesit e tij, një prej të cilëve është aktori i “Portokallisë”, Rezart Veleshnja. Roli i Rezartit në emision si “Jari” , moderator i spektaklit “Ujvara e Ëmbëlsisë” është qartazi një parodi e Ardit Gjebreas dhe emisionit “E diela shqiptare”.

Rezultate imazhesh për ujvara e embelsise

Rezultate imazhesh për ardit gjebrea e diela shqiptare

Kemi qenë gjithnjë kuriozë se si e priti Arditi këtë imitim të tijin, dhe pavarësisht natyrës së qeshur të tij, a e ka menduar ai si diçka gazmore këtë rol të aktorit, apo si një shaka pa kripë?

Pyetjet tona kanë marrë përgjigjje ditën e sotme, kur fati ka bashkuar Arditin dhe sozinë e tij në një avion. Në Instagramin e tij, Rezart Veleshnja ka postuar një foto me moderatorin “muzë” të tij, duke shkruar:

Me ne fund u bashkuam! ne duhemi edhe kjo pune marre fund!!???? Rrespekte

Arditi shfaqet i buzëqeshur pranë Rezartit, ndaj mund të themi që nuk ka hatërmbetje midis të dyve.

Roli i “Jarit” është thjesht një shaka, në fund të fundit!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF