KreuStil Jetese

7 filma që duhet t’i shihni vetëm për kostumet e tyre mahnitëse!

Nuk është vetëm historia që e bën një film! Në fund të fundit, detajet bëjnë diferencën, dhe saktësia, imagjinata dhe kreativiteti me të cilat vendoset historia në ekran, e bëjnë një film fantastik vërtet të dallueshëm, nga një histori një orë e pak, me të cilën thjesht kalon kohën tënde.

Kostumet nuk qëndrojnë më poshtë për nga rëndësia, përkundrazi! Kostumet e bënë filmin “Djalli vishet me Prada”, krahas performancës së Meryl Streep në të! Po ashtu, a do të kishte vlerë filmi “Kujtimet e një Geishe”, nëse nuk do shpaloste traditat dhe kimonotë e mahnitshme të geishave japoneze?

Ka shumë filma, suksesi i të cilëve ka ardhur edhe vetëm prej veshjeve të përfshira në histori. Në këtë listë kemi renditur 7 prej tyre.

 

1. Triologjia “The Hunger Games” (2012-2015)

Historia: Për të mbajtur nën pushtet rrethinat e varfëra, shteti diktatorial i Panemit organizon çdo vit Lojërat e përgjakshme të Urisë, ku 1 djalë dhe 1 vajzë nga secila prej 12 rrethinave, duhet të luftojë deri në vdekje në një arenë, për argëtimin e publikut të pasur. Kur personazhi kryesor Katniss merr pjesë në Lojëra dhe me ndërhyrjen e fatit, ndryshon rregullat e tyre, në shtet nis revolucioni i masave të shtypura.

Kostumet: Veshjet e shtresave të pasura të Panemit janë kostumet më të mira në triologji. Të dashuruar mbas ngjyrave dhe teksturave, të pasurit vishen në një mënyrë tejet ekstravagante, dhe njëkohësisht tërheqëse për syrin.

Rezultate imazhesh për hunger games clothes

2. The Great Gatsby (2013)

Historia: Milioneri i ri Jay Gatsby rikthehet në Long Island, Nju Jork, për të rifituar dashurinë e tij të përjetshme, Daisy-n, me ndihmë e kushëririt të saj Nick Carraway. Një dashuri që mund të bëhet e mundur, vetëm tani që ka para në mes…

Kostumet: E gjithë bota u dashurua me veshjet farfuritëse të këtij filmi magjik! Ar, argjend, pupla dhe qendisma, çdo fustan e veshje e këtij filmi ulërin “festë!”, tamam si festat legjendare të milionerit Gatsby.

Rezultate imazhesh për the great gatsby costumes

3. Marie Antoinette (2006)

Historia: Filmi ndjek historinë e të keqkuptuarës mbretëreshë Maria Antonetë. Nga dukeshë e Austrisë në mbretëreshë e Francës, e deri në ekzekutimin e saj në revolucionin francez.

Kostumet: Me ngjyrat pastel apo shërbet, fustanet e fryra dhe copat delikate të veshjeve, gjithçka duket si ëmbëlsirat që borgjezët francezë e filmit kanë luksin të konsumojnë, por veshjet janë ëmbëlsira për sytë tanë…

Rezultate imazhesh për marie antoinette movie costumes

Rezultate imazhesh për marie antoinette movie costumes

4. Moulin Rouge! (2001)

Historia: Një shkrimtar i ri britanik bie në dashuri me kurtizanen Satine një kurtizane në një klub parizien, por çifti duhet ta mbajë dashurinë të fshehtë nga pronari xheloz dhe i pasur, i cili e dëshiron Satine-n  për vete.

Kostumet: Çdo veshje e filmit ka stoli, shkëlqim dhe “glamour” kudo nëpër to. S’mund të pritej gjë tjetër nga një histori që zhvillohet në kabarenë më të famshme të Parisit!

Rezultate imazhesh për moulin rouge costumes

Rezultate imazhesh për moulin rouge costumes

5. The Devil wears Prada (2006)

Historia: Shkrimtarja ambicioze Andy nis punën e ëndrrave “të një milion vajzave” në një revistë prestigjioze mode, por zbulon që shefja e saj, kryeredaktorja Miranda Presley, është djalli vetë.

Kostumet: Të gjitha vajzat kanë ëndërruar një transformim Hirusheje si ai i Andy-t, nga bluzat e gjyshes në çizme “Chanel” dhe çanta “Gucci”. Dhe gjithçka merret falas nga revista!

Rezultate imazhesh për devil wears prada costumes

Rezultate imazhesh për devil wears prada costumes

6. Anna Karenina (2012)

Historia: Aristokratja Ana Karenina udhëton në Moskën e shekullit të 17-të për të shpëtuar martesën e vëllait princ Oblonski, vetëm për të rënë në dashuri me oficerin kont Vronski, duke rrezikuar kështu vetë martesën dhe nderin e saj.

Kostumet: Çdo kostum bën një hyrje madhështore, me dizenjot e tyre nga aristokracia imperialiste ruse, dhe fustanet “Dior” të viteve 1950.

Rezultate imazhesh për anna karenina costumes

Rezultate imazhesh për anna karenina costumes

7. Memoirs of a Geisha (2005)

Historia: Një geisha e famshme në Japoni rikujton sakrificat dhe vështirësitë e saj në rrugëtimin e fitimit të titullit “geisha”, rivalitetet e hidhura dhe dashurinë e papritur që i  erdhi në jetë, pak para se bota të ndryshonte faqe nga Lufta II Botërore.

Kostumet: Një sfilatë e vërtetë kimonosh, secili më i bukur se i pari. Kostumet kanë pakëz prekje Hollywood-iane, për hir të ekranit, por gjithçka është një festë e vërtetë dhe bukuri e pakrasueshme për syrin.

Rezultate imazhesh për memoirs of a geisha costumes

Rezultate imazhesh për memoirs of a geisha costumes

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF