KreuStil Jetese

8 gjëra që vajzat me një mik të ngushtë mashkull i dinë fare mirë!

Miqësia midis dy vajzave ka pluset (dhe minuset) e veta, por ka diçka fantastike në miqësinë mes një djali dhe një vajze.

Mbase fillimisht marrëdhënia ka nisur me kunja dhe pëlqim reciprok, por që ka ngelur me aq, sepse të dy keni kuptuar që jeni më mirë si miq. Sjellje prej të rriturish, ju lumtë!

Rezultate imazhesh për guy best friend

Për të nderuar këtë miqësi të veçantë, kemi mbledhur këto 8 momente që vetëm një miqësi djalë-vajzë i ka. Vlerësojeni atë çfarë keni!

 

1. Ju “e lironi” gojën pa kurrfarë meraku rrotull shokut tuaj, sepse tashmë jeni “një prej djemve”, dhe mund të jeni plotësisht vetja me të.

Rezultate imazhesh për guy best friend

2. Kur dilni me shokun tuaj të ngushtë, nuk duhet ta vrisni fort mendjen se si dukeni, sepse e dini që ai nuk do t’ia dijë aspak.

3. Ju e dini që shoku juaj i ngushtë do t’jua thotë pa filtra mendimin e tij, për çdo problem në jetën tuaj. Ku ta gjenit një të mirë të tillë!

4. Nuk ka këshilltar më të mirë se sa miku juaj i ngushtë në çështje djemsh, sepse kush tjetër përveçse një mashkull, mund t’ju ndihmojë të kuptoni meshkujt e tjerë?

Rezultate imazhesh për he's just not that into you don't call him

5. Mund të keni marrë ndonjëherë kunja nga partneri juaj mbi shokun tuaj të ngushtë, dhe ju është dashur të shpjegoni për të disatën herë që është miqësi tërësisht platonike!

6. Dhe me që të jemi te partnerët, rrallëherë mund të keni gjetur dikë që ju trajton aq mirë sa miku juaj i ngushtë.

7. Me siguri ju është dashur të merreni disa herë me njerëz që përpiqen t’ju bindin të kaloni në marrëdhënie romantike, sepse është e vështirë për ta të mjaftohen me miqësinë tuaj!

8. Sado shaka dhe ngacmime të bëni me mikun tuaj (dhe bëni vërtet shumë), kur është e nevojshme, ai di t’i përdorë ato për mirë dhe t’ju përmirësojë menjëherë humorin.

Rezultate imazhesh për girl guy best friend

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF