KreuCelebrity

CBS pushon nga puna gazetarin Charlie Rose/akuza nga 8 gra për ngacmime seksuale

Nuk i ka shpëtuar skandalit të ngacmimeve seksuale as gazetaria. Këtë herë është gazetari i famshëm amerikan Charlie Rose, i cili është akuzuar nga 8 gra për ngacmime seksuale mes viteve 1990 dhe 2011.

Skandali i akuzave për ngacmime seksuale nuk kurseu as Charlie Rose, gazetarin historik amerikan, i cili në karrierën e tij të gjatë ka intervistuar edhe personalitete të mëdha, duke përfshirë Presidentin e Sirisë Bashar al-Asad.

Që nga viti 2012, ai ishte ylli i mëngjesit i programit “This Morning” në CBS. Rrjeti televiziv CBS e ka pushuar menjëherë nga puna, pasi tetë gra e akuzuan për ngacmime seksuale 75 vjeçarin, duke përfshirë telefonatat e turpshme.

Gratë, sipas asaj që raporton “Uashington Post”, kanë qenë nëpunëse ose kandidate që synonin të ishin pjesë e programit të tij. Gazetari, veteran i ekranit të vogël, kërkoi ndjesë publike, por theksoi se jo të gjitha akuzat janë të bazuara.

Megjithatë, tetë akuzueset janë të sakta: pesë tregojnë se drejtuesi televiziv vuri duart mbi këmbët e tyre, si një provë për të parë reagimin e tyre. Dy prej tyre flasin për Washington Postin rreth ditëve të punës në shtëpinë e Rose, ose që udhëtonin me të dhe e përshkruajnë atë, duke dalë nga dushi dhe duke ecur lakuriq para tyre.

“Mu deshën dhjetë vjet për të kuptuar se ai ishte një agresor dhe isha viktimë”, tha Reah Bravo, njëra nga akuzueset.

Kyle Godfrey-Ryan, një nga asistentët e gazetarit në vitet 2000, kujton të paktën dhjetra episode në të cilët Rose shkonte lakuriq drejt saj, ndërsa punonin, dhe madje edhe një telefonatë natën vonë gjatë së cilës gazetari përshkroi fantazinë e tij për ta parë atë të notonte lakuriq në pishinën e shtëpisë së saj Bellport në Nju Jork.

Rose kërkon ndjesë për “sjelljen e papërshtatshme”

Godfrey-Ryan ishte ankuar për sjelljen e Rose-it me producenten ekzekutive të shfaqjes së tij, Yvette Vega, por u kalua me një “Është Charlie që sillet si Charlie”. Vega pranon për Uashington Post se ka gabuar: “Unë duhet të kisha mbrojtur” vajzat që ankoheshin. Producentes që ka punuar me Rose që nga koha kur show u krijua në vitin 1991, i vjen keq që “nuk i ka ndihmuar”.

Për të paraqitur ndjesën e tij është gjithashtu vetë Rose.

“Në 45 vitet e mia të gazetarisë, u ndjeva krenar që isha një mbështetës i karrierës së grave me të cilat kam punuar. Megjithatë, në ditët e fundit, ka pasur disa pohime për sjelljen time ndaj kolegëve të mëparshme. Unë u kërkoj thellë falje për sjelljen time të papërshtatshme. Jam zënë ngushtë “, thotë Rose.

“Më ka munguar ndjeshmëria në sjelljen time ndonjëherë, dhe e pranoj përgjegjësinë time për këtë, megjithëse them se jo të gjitha akuzat janë të sakta,” shton Rose.

“Kam mësuar shumë nga këto fakte: të gjithë ne, përfshirë mua, po vijnë në një njohje të re dhe të thellë të dhimbjeve të shkaktuara nga sjellja e së kaluarës dhe një respekt i thellë për këto gra”- përfundoi ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF