KreuCelebrity

Çfarë do ta dëshironte fëmijën e parë Bes Kallaku? Aktori rrëfen…

Mëngjesin e sotëm, aktori i njohur Besart Kallaku ka qenë i ftuar në emisionin “Ditë e re” në televizionin Ora News. Ai ka diskutuar planet e ardhshme të karrierës së tij, bashkëshorten Xhensila Myrtezaj dhe jo vetëm.

Image result for xhensila myrtezaj bes kallaku

Pak ditë më parë, Besarti ka rrëfyer në “Wake Up”, se ai dhe Xhensila ndihen gati të bëhen prindër, pasi edhe këngëtarja nuk merr më kënaqësi nga koncertet dhe muzika.

Sërish mbi planet e tyre për të shtuar familjen, Besi është pyetur sot se çfarë do të donte ta kishte fëmijën e tij të parë me Xhensilën, dhe ai është përgjigjur që do të donte një djalë.

Related image

Megjithatë, kemi përshtypjen që Besarti do të ishte një baba fantastik edhe për një vajzë, në mos akoma më tepër!

Me kaq shumë diskutime mbi fëmijët nga ana e Besit kohët e fundit, nuk do habitemi nëse dëgjojmë një nga këto ditë se Xhensila është vërtet shtatzënë! I urojmë fat çiftit!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF