KreuCelebrity

Çfarë po i tregon Xhemi – Arbanës?/Mos ndoshta rrudhat?

Dy miket e pandara Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani e kanë nisur ditën duke pirë kafen apo çajin e mëngjesit te lokali i Top Channel, duke folur për veten. Por ajo që na ra më shumë në sy nga një foto e shpërndarë nga Arbana Osmani në faqen e saj në Instagram është dora e Xhemit te sytë e mikeshës. Mos ndoshta mikesha po i tregon rrudhat poshtë syve, edhe pse është e pamundur kjo për moshën që Arbana ka, por edhe faktin që ajo gjithmonë shfaqet në formë me imazh të kuruar? …Apo po i sugjeron ndonjë operacion plastik…Nuk e dimë, por poshtë fotos Arbana shkruan : “Më cmeni”.

Poshtë saj kanë vërshuar komentet e ndjekësve. Dikush i përgëzon vajzat e ekranit për miqësinë, dikush tjetër i thotë se mund t’i ketë hyrë diçka në sy. Ndërsa një komentuese tjetër pëlqen filxhanin dhe i thotë se edhe mami i saj e ka një të tillë.

Arbana po punon për programin  “Dua të të bëj të lumtur” duke udhëtuar nëpër Shqipëri për të takuar personazhet, ndërsa Xhemi vijon punën me Portokallinë prej vitesh.

Të dy mikeshat e kanë mbajtur të fortë miqësinë e tyre brenda dhe jashtë Top-it prej vitesh.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF