Dalin në ankand fotot nudo të Madonna-s 18-vjeç!

Mbretëresha e Pop-it Madonna, e nisi karrierën e saj duke u marrë me modeling dhe ju deshën kohë që këngët e saj të pëlqeheshin e të bëheshin hite, deri me realizimin e këngës së njohur “Holiday”.

Edhe pse karriera në modeling nuk rezultoi shumë premtuese për yllin e ardhshëm të Pop-it, në moshën 18-vjeçare ajo realizoi një set fotosh nudo me fotografin Cecil I.Taylor dhe sot, pas gati 40 vitesh këto foto të këngëtares do të dalin në ankand!

Këto foto bardh e zi në të cilat këngëtarja shfaqet edhe e buzëqeshur dalin në ankand këtë javë nga shtëpia “Gotta Have Rock And Roll”. 108 foto të yllit të “Material Girls” do të kenë vlerën prej 800-1200$ secila duke përfshirë edhe kopjet origjinale e negativët e filmave.

Këto foto janë marrë prej Institutit të Artit Kreativ Botëror, pjesë e së cilit janë prej vitit 1977 dhe këngëtarja i ka firmosur me emrin Madonna Ciccone. Asokohe, ajo jetonte në një apartament në Michigan, ku janë bërë edhe fotot.

Këto foto dalin në ankand pas të brendshmeve të saj e letrës drejtuar reperit Tupac. Si ju duket ylli i Pop-it, e imagjinonit edhe kështu?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *