KreuCelebrity

Engjëlli legjendar i jep lamtumirën pasarelës!

Një prej prej engjëjve më të famshëm të “Victoria’s Secrets”, po largohet prej pasarelave njëherë e përgjithmonë! Sfilata e këtij viti në Shangai të Kinës do të jetë e fundit për supermodelen e njohur!

36-vjeçarja Alessandra Ambrosio e konfirmoi lajmin pak përpara sfilatës së fundit. Ajo ka sfiluar për 17 vite dhe tani ka ardhur koha të shkëputet prej kësaj eksperience të bukur e njëkohësisht edhe sfiduese për të, duke u fokusuar më tepër tek familja dhe dy fëmijët Anja dhe Noah, nëntë dhe pesë vjeç.

Anja, vajza e madhe e modeles, e shoqëroi atë në shfaqjen në Shangai dhe mori edhe një puthje nga e ëma teksa sfilonte në pasarelë. Përveç familjes së saj, ylli i pasarelave do të fokusohet më tepër edhe në linjën e saj të rrobave të banjës “Ale by Alessandra”, e në karrierën në aktrim.

Braziljania Ambrosio është shprehur se ajo do të vijojë të ketë një marrëdhënie të ngushtë me engjëjt edhe pas largimit të saj, dhe pak më parë ka reaguar edhe në rrjetet sociale mbi këtë moment të karrierës!

Nuk ka fjalë që të përshkruajnë se sa mirënjohëse jam që kam punuar me këtë markë të mrekullueshme e cila më ka frymëzuar mua dhe shumë gra në të gjithë botën. As në ëndrrën time më të çmendur nuk do e imagjinoja kurrë se do arrija të bëja 17 shfaqje të “Victoria’s Secret”, tregon Ambrosio.

“Faleminderit Ed dhe familja ime e madhe e “Victoria’s Secret” për këto kujtime të paharrueshme. Mbrëmja e kaluar ishte tepër emocionuese për t’u thënë lamtumirë engjëjve motra, por ne realizuam një shfaqje shumë të bukur!”

“Nuk do ja kisha dalë dot mbanë pa mbështetjen dhe dashurinë e fansave të mi. Është një krenari e madhe që jam pjesë e “Victoria’s Secret. Do bëj tifo gjithmonë për ju e do ju dua gjithmonë”, mbyll reagimin në rrjetet sociale supermodelja Alessandra Ambrosio!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF