Irritohet Sidriti, quan ‘çapaçulë’ artistët që munguan në homazhin e Lalos 0 163

Dita e djeshme hapi dyert e RTSH për të mbajtur homazhe për figurën e Aleksandër Lalos. Nuk ishin të paktë ata që shkruan në rrjetet sociale, por duket se prania e shumicës prej artistëve të rinj mungoi dukshëm. Për këtë, nuk ka mbetur pa një reagim Sidrit Bejleri, i cili ka patur jo pak për të thënë.

“…nuk u surprizova, se nuk mungonin shumë ‘yje’ të ‘showbizit’ shqiptar”, ka nisur statusin në Facebook Sidriti, i cili i ka cilësuar si ‘çapaçulë që qelbin ajrin që me aq mund e sakrifica të lënë të pastër nga baballarët’. Gjithashtu, Bejleri ka theksuar se statusi i dedikohej atyre që rendin kush e kush të shkojë të ftuar e të paftuar në dasmat VIP. “E kam për ata që pretendojnë se po bëjnë “muzikë” dhe “art” në kohë të “arta të muzikës””, ka shkruar më tej muzikanti, që duket qartazi se e ka përjetuar negativisht këtë situatë.

Statusin e plotë të Bejlerit do ta gjeni më poshtë:

Sot në drekë, tek po prisnim të përcillnim trupin e të ndjerit, mjeshtrit Aleksandër Lalo, vura re me keqardhje, por nuk u surprizova, se mungonin shumë “yje” të “showbizit” shqiptar. Nuk e kam për ata që e kishin të pamundur të vinin nga largësia dhe varet sa e njihnin. E kam për ata që rendin kush e kush të shkojë sa më shpejt në “dasmat vip”, ftuar e pa ftuar…
E kam për ata që pretendojnë se po bëjnë “muzikë” dhe “art” në këto kohë të “arta të muzikës”.
E kam për “çapaçulët” që nuk dinë dhe s’kanë për ta kuptuar kurrë sa vlerë dhe peshë ka për t’u bërë Arti i Vërtetë.
Mjeshtrat po ikin një nga një dhe vështirë të zëvendësohen e për më tepër Arti që na dhuruan. E di që kohët ndryshojnë, por të zezës nuk i them dot e bardhë.
E kam sërish me “çapaçulët”
Kush nuk respekton rrënjët dhe baballarët e vet nuk i mbetet gjë pas, e vërtetuar kjo. Si të hash “plehra” po “plehra” do prodhosh.
Kam mllef, po po, kam mllef sepse e di mirë çfarë arti na dhuruan Kujtim Laro e Aleksandër Lalo me shokë.
Se “çapaçulët” janë bërë të pasur dhe harrojnë se baballarët ikën të varfër, por pasurinë e lanë prapa.

…dhe “çapaçulët” vazhdojnë të qelbin ajrin dhe realitetin që me aq mund e sakrifica na e lanë të pastër baballarët tanë…
TURP!!!
Kujt t’i djegë le ta mbajë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *