Mbani shënim, ngjyrat perfekte të veshjeve për tonin tuaj të lëkurës! 0 31

Mund ta keni zbuluar tashmë, që jo çdo veshje, në çdo ngjyrë mund të jetë e duhura për ju.

Faktori kryesor në këtë mes është ngjyra juaj e lëkurës, e cila kërkon ngjyra mikluese për të, për të shpalosur pamjen tuaj më të mirë me ndihmën e modës dhe veshjeve.

Studioni veten tuaj: Keni lëkurë në ngjyrë të çelur, mesatare apo zeshkane? I kemi ngjyrat e duhura për secilën prej tyre, ndaj lexoni në vijim!

1. Lëkurë e çelur

Kjo lëkurë “bebi” nuk kërkon veshje në ngjyra të forta, sepse do të ishte një kontrast i panevojshëm! Ngjyrat pastel, si baby blue apo baby pink nxjerrin në pah anën e adhurueshme të tonalitetit tuaj në ngjyrë qumështi, dhe ju bëjnë të dukeni mjaft e ngrohtë.

best colours for skin tone: Laura Bailey in baby blue

Po ashtu, ngjyrat e xhevahirëve, si smeraldi, janë një përputhje perfekte për lëkurën tuaj. Ju do të rrezatoni, dhe ngjyra smerald do të shfaqet në të gjithë fuqinë e saj!

Aktorja Elle Fanning e demonstron fare mirë këtë gjë, me fustanin e saj smerald “Lanvin”.

best colours for skin tone: Elle Fanning, who has fair skin in an emerald green dress

Mos harroni as ngjyrën camel, sidomos në palltot e këtj dimri, për të ngjarë klasike dhe një zonjë e vërtetë fisnike!

Best colours for skin tone: Erin O'Connor

2. Lëkurë me tonalitet të mesëm

Femrat me lëkurë ngjyrë bronzi mund të veshin çfarëdo ngjyre metalike të duan, nga argjend në bakër, dhe do të duken gjithnjë sensuale!

Alessandra Ambrosio në këtë fustan të shkurtër metalik është shembulli perfekt i kësaj që po themi!

Best colours for skin tone: Alessandra Ambrosio in metallics

Një tjetër ngjyrë e përshtatshme është grija e butë, si në fustanin në foton e mëposhtme.

Nëse lëkura juaj është bronz më i çelur, zgjidhni një gri më të errët, dhe e kundërta, zgjidhni një gri të zbehtë, nëse keni lëkurë më të errët.

Best colours for skin tone: Olivia Culpo

Mos u trembni as nga ngjyrat neon, sepse këto ngjyra elektrike janë perfekte për tonalitetin tuaj! Një fustan portokalli si ai i Victoria Beckham në foton e mëposhtme, do të dukej fantastik tek ju!

Best colours for skin tone: Victoria Beckham in neon orange

3. Lëkurë zeshkane

Sa më e errët të jetë lëkura juaj, aq më e fortë duhet të jetë ngjyra e veshjeve tuaja.

E kuqja është krijuar për ju, ndaj përqafojeni, sidomos këtë sezon kur kjo ngjyrë është kaq në modë!

Nëse mundni, vishuni kokë e këmbë, e gjitha në të kuqe!

Best colours for skin tone: Amandla Stenberg

Mos u ndalni as te bluja kobalt, sepse do të duket një kontrast mjaft i bukur dhe ekzotik, dhe do t’ju japë tjetër hije!

Rezultate imazhesh për alicia keys blue cobalt

Lëkura ekzotike dëshiron gjithashtu një të verdhë diellore, ndaj shkëlqeni me këtë ngjyrë!

Lëkura juaj e errët në të verdhë, një ngjyrë aq e qeshur, padyshim që do të kthejë koka në rrugë.

Best colours for skin tone: dark-skinned: Solange Knowles

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *