KreuCelebrity

Nga fejesa sekrete te zërat e tradhtisë/7 gjëra që nuk i dinit mbi Mbretëreshën Elisabetë e Filipin

Nga fejesa sekrete te zërat e tradhtisë, 7 kuriozitetet mbi martesën e Mbretëreshës Elisabetë dhe Princit Filip.

Mbretëresha Elizabeta dhe Princi Philip festuan dje 70 vjetorin e martesës.

Ata u martuan më 20 nëntor 1947 dhe tejkaluan rekordin e  paprecedentë të mbretërimit të Mbretëreshës. Është martesa më e gjatë e një monarku anglez.

Një lidhje, ndërmjet sovranes dhe Dukës së Edinburgut, që në të kaluarën është diskutuar në të njëjtën mënyrë që sot flitet me miqtë e Uilliamit dhe pasionin e princit Harry për Meghan Markle.

Nëse jeni shumë të rinj për ta kujtuar atë, kemi menduar ne. Ja 7 kuriozitete rreth martesës së tyre.

Nuk është një martesë e përputhshme

Ishte viti 1934 kur Elizabeta II dhe Philip Mountbatten u takuan në dasmë të kushërirës të tij.

Në atë kohë sovranja ishte vetëm tetë vjeç.

Ata u takuan sërish në 1939, kur ajo ishte 13 vjeç.

Dhe këtu u ndez shkëndija, pavarësisht dallimit të moshës dhe përkundër largimit të saj të menjëhershëm për luftën.

Mbreti George VI nuk ishte aspak i bindur se marinari i ri mund të ishte njeriu i duhur për vajzën e tij, i cili do të duhej të ulej përballë saj, ndërsa ajo  ulej në fron.

Por Elisabeta nuk donte të dëgjonte asnjë arsye, dhe kjo për kohën ishte një nga arritjet e saj më të mëdha: të ishte në gjendje të martohej me njeriun që donte.

Mbajtën fejesën sekrete

Vetëm kur mabroi lufta, Elizabeta dhe Filipi arritën të frekuentoheshin me kujdes.

Së pari, siç raportohet nga vetë Mbretëresha në disa letra, të dy ishin në gjendje të shiheshin vetëm disa herë në tre vjet.

Duhet të prisnin vitin 1946 që historia e tyre të merrte marrë kthesën e duhu,r kur i riu kërkoi dorën e sovranes së ardhshëm Xhorxhit VI me një unazë fejese prej tre diamantësh.

Megjithë, marrjen e miratimit, çifti e mbajti sekret deri në korrik 1947, kur mbreti e njoftoi atë.

Dasma mbretërore e Elizabetës dhe Filipit

Dasma u festua në nëntor të të njëjtit vit në Abbey të Ëestminsterit.

Për rastin, Elizabeta vendosi të veshë një fustan të mrekullueshëm të frymëzuar nga Pranvera e Botiçelit si një simbol i rilindjes për fundin e luftës.

Për ta shoqëruar atë në altar, ishin tetë shoqëruese nusesh, të cilat gjithashtu kishin për detyrë ta qetësonin dhe ta ndihmonin atë gjatë ndonjë krize të vogël para ceremoniale, kur kurora e saj nuk donte të dinte të qëndronte mbi kokë.

Dasma u transmetua në radio dhe u ndoq nga 200 milionë njerëz.

Thashethemet e tradhtisë

Që nga momenti i parë që Elizabeta dhe Filipi shpallën dasmën në gjykatë, filluan thashethemet, sidomos për llogari të Princit, i cili kishte një të kaluar feministe.

Thashethemet që kanë vazhduar gjatë viteve dhe janë bërë gjithnjë e më këmbëngulëse me daljen e librave dhe biografive të paautorizuara.

Në vitet 1990, në veçanti, u diskutua aq shumë sa që edhe nga Times, nënshkruar nga Sarah Bradford, që e quajti Filipin “feminist të pa penduar dhe me një karakter shumë të vështirë”, ndërsa për Elizabetën tha, “e kupton dëshirën e tij për pavarësi”, “ I lë hapësirat e saj “,” sheh, por nuk dëshiron të dijë “.

Në libër thuhej se Duka i Edinburgut kishte pasur marrëdhënie të ndryshme, me aktore dhe gra të ndryshme,  deri në vitin e ardhshëm pas dasmës.

Histori për të cilat do të ishte në dijeni Madhëria e Saj, por që pretendonte ta injoronte.

Version që padyshim gjithmonë mohohet nga Buckingham Palace.

Kanë pasur momente krize

Se që të dy kanë pasur disa probleme është e pamohueshme dhe normale, në 70 vjet marrëdhënie.

Në veçanti, sipas burimeve të afërta me Pallatin, fillimisht nuk ishte e lehtë për Filipin të hiqte dorë nga karriera e tij ushtarake në marinën ushtarake dhe të pranonte që asnjë nga fëmijët e tij nuk do të merrte mbiemrin e tij.

Sakrificat për të cilat Mbretëresha gjithmonë ka kërkuar të kompensojë, për shembull, Dekreti i lëshuar në vitin 1955, i cili parashikonte mundësinë e përdorimit të mbiemrit Mountbatten-Windsor.

Suksesi i kurorës

Nëse në publik Filippo duhet të jetë gjithmonë një hap prapa nga Elisabeta për të nderuar etikën, kjo nuk ndodh me dyer të mbyllura, kur të dy janë vetëm burri dhe gruaja.

Në fakt, burime të ndryshme kanë vënë në dukje se Duka i Edinburgut e ka përmbushur gjithmonë rolin e tij si Prince Consort, por si ka ndikuar në menaxhimin e monarkisë:

“Mbretëresha po mban kurorën, por burri i saj ka pantallona. Ai është forca e vërtetë pas fronit, i vendosur dhe gjithmonë mbështetës në zgjedhjet e Madhërisë së Saj “, shkruan biografi i tyre zyrtar, Gyles Brandreth.

Jo vetëm se: “Meqë është Mbretëresha, askush në botë nuk mund ta trajtojë normalisht Elizabetën, me përjashtim të Princit Philip.

Në anën tjetër, Madhëria e Saj është i vetmi person në botë i cili mund t’i thotë Dukës së Edinburgut të heshtë. Dhe e bën”.

Sekreti i martesës së tyre

Kalimi i një jete së bashku, sidomos me sytë e të gjithë botës gjithmonë të fokusuar mbi, nuk është e thjeshtë.

Por nëse ka një gjë që të gjithë kemi kuptuar është ndjenja e humorit e Princit Filip, I vetmi që gjithmonë mund ta sjellë buzëqeshjen në fytyrën e Mbretëreshës.

“ E ka bërë atë të qeshë për më shumë se 70 vjet,” shkruan Brandreth.

Një tjetër nga përbërësit e suksesit të bashkimit të tyre, pohon biografi, është fakti se ata e pranojnë njëri-tjetrin për atë që janë:

“Filipi është dinamik, aventuresk, i pëlqejnë udhëtimet dhe sfidat. Elizabeth, nga ana tjetër, është një konservatore, paqësore, që dëshiron që gjërat të bëhen siç janë bërë gjithmonë.

Si çift ata janë aleatë, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë idetë dhe dallimet e tyre “.

 

 

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF