KreuStil Jetese

SONDAZH/ Cili VIP shqiptar ka veshjen më të bukur në eventin “Dior”?

Mbrëmja e së hënës ka mbledhur VIP-a dhe figura të njohura shqiptare në hotel “The Plaza” në Tiranë, me rastin e eventit chic të shtëpisë prestigjioze të modës “Dior”. Në këtë event, realizuar nga “Orbico Albania”, i urohet mirëseardhja firmës “Dior” në Shqipëri, e cila tashmë zyrtarisht ka hyrë në tregun shqiptar, me produktet e saj të kozmetikës, bukurisë dhe fragrancave.

Të veshur siç i ka hije një eventi të shtëpisë së famshme të modës, personazhet shqiptare kanë zgjedhur stilin “glamour” për këtë rast, siç mund të shihet edhe nga shkëlqimi i veshjeve që janë shpalosur nga ata. Duket se VIP-at kanë qenë në një mendje në këtë pjesë, sepse teminat, materialet shkëlqyese dhe ngjyra e zezë mbizotërojnë thuajse në të gjitha veshjet e figurave të njohura, që nga artistja Orinda Huta, blogerja Sarah Berisha e deri te gazetari Ervin Kurti.

Të ftuarit janë “përkëdhelur” gjithashtu  me një çantë me dhurata, brenda së cilës ndodhej parfumi “J’adore L’Or” për femra dhe kolonja “Sauvage” për meshkuj.

Duke qenë se një event kaq fantastik nuk mund të mos vihej re, dhe VIP-at ishin veshur tejet chic për t’u kaluar në heshtje, revista “Bordo” ju sjell një tjetër sondazh, ku mund të votoni për veshjen tuaj të preferuar prezantuar nga personazhet shqiptare!

Votimi do të zgjasë 24 orë, dhe do të përfundojë më 22 nëntor, në orën 13:00!

Foto: Fani Aliko

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF