10 fakte që ndoshta nuk i di mbi Napoleone Bonaparten

Nuk ishte i shkurtër siç besohet, nuk i kishte fobi macet, edhe pse e donte artin nuk ishte ai që e çoi në Francë Monalizën. Dhe është meritë e tij nëse kemi ushqim në kuti, kodin civil dhe përkthimin e hieroglifeve.

Napoleone Bonaparte lindi në 1976 në Korsikë, e cila ishte dorëzuar nga republika e Xhenovas Francës prej një viti.Prindërit e Napoleone ishin me origjinë toskane dhe flisnin italisht. Më vonë se si ky djalë i vogël i zbarkuar në Francë për të frekuentuar një kolegj ushtarak u bë Perandor, hyn në planet e errëta të fatit.

Si shumë të huaj shihej me përçmim dhe dyshim, i urryer nga shumë dhe i keqtrajtuar nga të gjithë.

Përkundër kushteve sociale, ambicja dhe zgjedhjet e duhura politike e shndërruar aventurën e tij të emigrantit në një karrierë që e çoi në mbretërim e gjysmës së Europës. Emri i këtij emigranti me fat korsik dhe gjysmë italian ishte Napoleone Buonaparte.



Melankolik dhe arrogant, egoist dhe pak i kompleksuar, ëndërrimtar  por i aftë për pragmatizëm, ishte një njeri me shumë kontradikta, por sidomos një i huaj në shtëpinë e shtypësve të tokës të tij, francezët.

Perandori i ardhshëm i Francës kishte lindur në Ajaccio, në Korsikë, në 1769, i katërti nga 12 vëllëzër. Ishte një djalë i gjallë, i gatshëm të sfidonte ashpërsinë e nënës së tij, Maria Letizia Ramolino (grua fisnike e zbritur nga emigrantë italianë në Corsica). Babai i tij Carlo Maria, ishte avokat, borgjez i tërhequr  nga aristokracia.

Italian.  Buonaparte mburrej me origjinën fisnike toskane edhe pse ishin transferuar në Korsika në 1567. Vetë Napoleoni rrëfu: “Unë jam Italian, ose toskan më shumë se korsik”. Tregonte që ishte Italian, por për Italinë thoshte murtajë dhe brirë, si çdo politikan i shqetësuar për atë që mund të bënte për ta ndihmuar atë.

Gjuha e njohur (në Korsikë italishtja ishte gjuha zyrtare). Por në disa raste, Napoleoni nuk bëri shumë vlerësime pozitive të karakterit Italik.

Ishte shumë i shkurtër? Napoleone i shkurtër? Po, por jo aq “I shkurtër”: historianët pajtohen se ishte i gjatë rreth 1.68 cm, 3 centimetra më shumë se mesatarja franceze e kohës së tij (dhe 3 centimetra më shumë se ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy). Forma “mignon ” e Napoleonit do të ishte një keqthënie e britanikëve për t’I zvogëluar famën në fushat e betejës.

Vodhi Monalizën? Nuk është e vërtetë që solli në Francë Monalizën e Leonardo da Vinçit. Sipas historianëve piktura ishte në Francë që nga viti 1517, kur autori e kishte sjellë vetë atë. Më vonë, piktura u ble nga Mbreti Francesco I. Napoleoni, një apasionuar i madh artit në vitet 1800, e vari në dhomën e gruas së tij Josefinë dhe më vonë Monna Lisa u bë pjesë e koleksionit të përhershëm të Luvrit (që për epokën u quajt Muzeu i Napoleonit). Historia e vjedhjes së Napoleonit lind ndoshta nga fakti se ushtarët napoleonikë me të vërtetë vodhën disa vepra arti gjatë fushatës italiane. Por jo Mona Lizën.

Përse e shohim shpesh portertin me një dorë në jelek? Ndoshta është një tik? Një shenjë e dhimbjes së fortë të stomakut , nga i cili vuante? Jo, ishte thjesht një zakon i përhapur në mesin e atyre që përfaqësoheshin në një portret midis shekujve 18 dhe 19.

Cili ishte “pseudonim” i tij? Nëse do të kishte jetuar në epokën e Twitter-it, ndoshta do të kishte zgjedhur si pseudonim Nabulio, mbiemri me të cilin e thërrisnin prindërit që të vogël.

Novator. Ishte përgjatë fushatës napoleonike që filloi eksperimentonte ushqimin në kuti, meritë e pastiçierit Nicolas François Appert që ideoi një metodë të gatimit të ushqimit në kuti xhami dhe mbyllje hermetike. Për shpikjen e tij u vlerësua me 12 mijë franga.

Historik. E çuditshme, por e vërtetë, pushtimi më i madh i ekspeditës në Egjipt nuk është ushtarak apo politik, por shkencor: zbulimi nga një oficer francez, një tavolinë graniti ku përveç hieroglifeve është teksti i përkthyer në greqisht . Një zbulim i një rëndësie të jashtëzakonshme, që ndihmoi gjuhëtarët në fund të kuptojnë hieroglifet, duke hapur rrugën për studimin e Egjiptit të lashtë.

Ligjvënës. Mbi web qarkullon legjenda që në Francë edhe sot është e ndaluar t’I vihet emri një derri Napoleon, në të vërtetë asnjë artikull nuk flet për Kodin e Napoleonit. Kushedi është një tjetër thashethem?

Në fakt, trashëgimia më e rëndësishme e epokës së Napoleonit janë reformat e kryera në mes të 1800 dhe 1804, vite gjatë të cilave u hartua Kodi Civil, thënë ndryshe edhe Kodi i Napoleonit, miratuar më  21 mars 1804. Gjatë periudhës së Napoleonit, Franca braktisi decentralizimin e revolucionit dhe u karakterizua nga një centralizim i fortë i shtetit.

Kodi gjithashtu preku rregullat për imponimin e mëvonshëm që një pjesë e trashëgimisë duhet të ndahet në mënyrë të barabartë midis pasardhësve. Napoleoni megjithatë, përfshiu në Kod gruan që duhet t’i nënshtrohej plotësisht burrit, të cilit ajo i detyrohej bindje absolute,  p.sh. nuk mund të nënshkruante një kontratë apo të fillonte një veprim në mënyrë të pavarur. Mosmarrëveshjet ndërmjet bashkëshortëve mund të zgjidheshin në divorc.

Falë Napoleonit, u zhvillua edhe arsimi i lartë me futjen e shkollave të mesme shtetërore, duke sfiduar shkollat ​​dhe e rezervuara për të rinjtë e familjes së mirë ose me talent të jashtëzakonshëm. Shkollat ​​e mesme të Napoleonit ishin, si ato të sotmet, publike, të financuara nga paratë e ngritura me taksa dhe investime qeveritare, dhe mësuesit ishin punonjës shtetërorë.

E ngjashme me atë që ndodh sot, shkollat ​​private u janë nënshtruar kontrolleve dhe inspektimeve nga zyrtarët e qeverisë dhe në vitin 1806 u prezantua monopoli shtetëror i arsimit  Universitar, një lloj  Ministrie për Kërkime dhe Universitetin.

Moskokëçarës dhe supersticioz.  Dhe nuk është e vërtetë se ai kishte fobi macet. Historiania Katharine MacDonogh theksoi në librin “Historia e qenve dhe macet në gjykatë që nga koha e Rilindjes”, pasi e lexoi në disa pjesë: nuk ka prova historike që Napoleoni vuajti nga ailofobia. Por ishte supersticioz dhe si shumë evropianë të asaj kohe mbanin macet e zeza larg.

Misteri i penisit. Urologu John K. Lattimer në Universitetin Columbia, në vitin 1972, tha se bleu penisin e Napoleonit për 4.000 dollarë. “Madhësia e penisit të Bonaparte – shpjegoi ai, pa dhënë detaje – ishte 4.5 centrimetra në gjendje pushimi dhe u bë 6.1 gjatë ereksionit.” Si urolog ka bërë të qartë, se mbetet një mister. Diagnoza juaj? Perandori do të vuante nga një problem endokronologjik që kufizonte rritjen e organeve gjenitale të Napoleonit.

I pari që do të zotëronte reliktin do të ishte Abati Vignali. Një ese mbi këtë ngjarje u botua gjithashtu në Journal of Sex Research: “Pelegrinazhi pas vdekjes dhe itinerant i penisit të Napoleonit”. Jean-Tullard, një ekspert për historinë e Napoleonit, për ekzagjerimin pas vdekjes ka qenë gjithmonë skeptik, dhe për sa kohë që nuk rishqyrtohet, pyetja mund të arkivohet si “legjendë urbane”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *