KreuStil Jetese

7 fakte mbi ëndrrat që do t’ju lënë pa gjumë sonte

Ëndrrat; të gjithë e kemi parë një (shumë) ndërsa flemë, dhe në rastin më të keq jemi tronditur aq keqazi nga ajo, sa nuk kemi fjetur deri në orët e para të mëngjesit.

Truri ynë mund të na bëjë lojëra shumë të hidhura, duke projektuar streset tona të përditshme në “filma” me ngjyra të gjalla. Me siguri jeni munduar të gjeni shpjegimin e një makthi në libra ëndrrash, por mos u shqetësoni, makthi është thjesht në kokën tuaj.

Kemi mbledhur për ju 7 fakte interesante për ëndrrat, të cilat zor se i keni dëgjuar më parë. Nuk do t’i shihni më ëndrrat njëlloj pas kësaj!

 

1. Një person sheh mesatararisht 1460 ëndrra në vit, pra 4 ëndrra në natë.

Image result for dreaming2. Në jetë, ju do të shpenzoni rreth 3 vite të kohës tuaj duke ëndërruar. Kjo sepse ne shpenzojmë plot 45-50 minuta çdo natë duke ëndërruar, që llogaritet rreth 300 orë në vit. Shumëzuar me 72 vite jetë, marrim shifrën 3-vjeçare!

Image result for dreaming

3. Meshkujt mund të kenë deri në 5 ereksione ndërsa janë duke ëndërruar. Megjithatë, kjo është shenjë që trupi juaj po funksionon fare mirë.

Image result for man dreaming

4. Femrat janë më të rrezikuara nga makthet, sidomos gjatë fazës paramenstruale.

Image result for woman having nightmare

5. Disa njerëz mund të shohin ëndrra vetëm bardh e zi, plot 12% e tyre. Personat mbi 55 vjeç janë më të predispozuarit, dhe kjo lidhet me faktin që ata janë ekspozuar ndaj televizionit pa ngjyra gjatë fëmijërisë.

Image result for charlie chaplin sleeping

6. Persona të tjerë mund të nuhasin në ëndërr, për shembull, një kek që po ëndërrojnë.

Image result for dreaming of cake

7. Ju nuk mund të ulërisni brenda një makthi. Me siguri e keni provuar! Kjo vjen sepse muskujt tuaj janë të paralizuar në gjumë.

Image result for having nightmare

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF