KreuCelebrity

Darren Aronofsky dhe Jennifer Lawrence i japin fund lidhjes!

Edhe pse ishin ndër çiftet premtuese në Hollywood, Darren Aronfsky dhe Jennifer Lawrence i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Pas një viti romancë, një burim pranë Entertainment Weekly ka rrëfyer se marrëdhënia mes regjisorit dhe aktores nuk është më e njejta. Edhe pse nuk dihen arsyet e kësaj shkëputje, fansat e secilit prej tyre është e kotë të mbajnë shpresa të mëtejshme.

Aronofsky dhe Lawrence u dashuruan në shesh-xhirimin e “Mother!”. Regjisori e cilësoi J-Law si një talent që vjen një herë e në kaq kohë, duke theksuar kënaqësinë e të punuarit me të. Nga ana tjetër, Lawrence ka shprehur opinionet më pozitive ndaj Darren, duke cilësuar se është një ndër regjisorët më të mirë që kishte njohur.

Por, gjithçka tashmë ka përfunduar, kështu që thashethemet për fejesë tashmë janë shuar plotësisht. Epo, i tillë është fati i çdo aktoreje që lidhet me Aronofsky-n…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF