KreuBordo Men

E dini sa tatuazhe ka Johnny Depp?!

Ai është një ndër meshkujt më të dëshirueshëm hollivudian, ashtu sikurse inspirim për një gjeneratë relativisht rë re aktorësh. Edhe pse i ka kaluar të 50-tat, Johnny Depp vazhdon të duke seksi, e këtë e vërtetoi më së miri edhe videoklipi i ri i Marilyn Manson. Dhe, Depp nuk shquhet vetëm për kaq!

Plot stil, i obsesionuar pas aksesorëve, aktori ka dhënë jo pak kontribut edhe në modën e meshkujve. Gjithçka shohim nga veshja dhe paraqitja e tij, duket se e përfaqësojnë më së miri. Por, karakteristikë tjetër e Depp janë dhe tatuazhet, të cilat i numërohen me shumicë.

Sa punime mbart lëkura e Johnny-t? Plot 31 të tilla! Po, Depp është i apasionuar pas tyre, madje aktori ka thënë dikur: “Trupin e kam ditar, tatuazhet udhëtime”. Më poshtë do të gjeni disa prej tyre, së bashku me shpjegimet përkatëse.

“NO REASON”

‘E dini pse e bëra këtë tatuazh? Pa arsye. Kështu që vendosa ta kisha në lëkurë me të njejtin emërtim”, ka thënë Depp

LILY ROSE

Emri i së bijës, Lily Rose Depp.

FIGURA INDIANE

Përfaqësuese e prejardhjes indiane të aktorit.

TRE ZEMRA

Ashtu sikurse Vanessa Paradis (ish-bashkeshortja) dhe dy fëmijët e tyre.

KORBI

Si filmi me të njejtin titull, në sheshin e xhirimit të të cilit humbi jetën aksidentalisht Brandon Lee.

STERGJYSHI DHE MAMAJA

Dy portretet e njerëzve të dashur për Depp.

TREKËNDËSHI

Dyshohet se ka lidhje me bindjet politike të Depp, por kjo figurë ka zëvendësuar emrin e mamasë së aktorit.

WINONA FOREVER – WINO FOREVER

Kur Depp ishte i dashuruar marrëzisht me Winona Ryder, mbajti në lëkurë emrin e saj. Pas shumë vitesh nga ndarja, e shndërroi në Wino Forever…

NUMRI 3

Aktori është shprehur se 3-shi për të është një numër mistik, kreativ. “Nga dy njerëz, bëhet një i tretë”, ka arsyetuar dhe më tej Depp.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF