KreuCelebrity

Ju votuat, dhe personazhi VIP i veshur më bukur në eventin “Dior” është…

Mbrëmjen e së hënës, u organizua në hotel “The Plaza” në Tiranë eventi që mirëpriti firmën prestigjioze “Dior” në Shqipëri. Tashmë, të gjithë mund të bëjnë të tyret produktet “Dior” të kozmetikës, bukurisë dhe fragrancat. Detajet e plota mbi eventin mund t’i gjeni duke klikuar këtu.

Ky event pati të ftuar personazhe të njohur nga bota e modës dhe showbizit në Shqipëri, secili veshur më bukur se tjetri. Në një “bollëk” të tillë veshjesh fantastike, trendesh dhe glamour-i, revista “Bordo” nuk mund të mos organizonte një sondazh, ku publiku të votonte për veshjen më të bukur nga personazhet VIP në eventin “Dior”.

Ju votuat për 24 orë, duke dhënë plot 6146 vota, për 23 VIP-a, dhe rezultatet janë…

Fituese e sondazhit është blogerja Estela Ujka, me plot 342 vota, duke u shpallur kështu personazhi VIP me veshjen më të bukur në eventin “Dior”. Veshur me një fustan blu me temina, një trend goxha i përhapur në VIP-at e eventit, me këpucë pumps kadife po në ngjyrë blu të errët dhe me një çantë të vogël të zezë, kompletuar nga një make up i lehtë dhe flokë të shpurpuritura, Estela është pëlqyer nga votuesit për stilin e saj, sa të thjeshtë, aq edhe glam. Urime Estela!

Në vend të dytë kemi Françeska Conikun, me 340 vota, me një veshje glam, ku fustani bie mjaft në sy, për shkak të modelit të tij si një pardesy e mbërthyer. Këpucët pumps ngjyrë ari përputhen fare mirë me të, e po ashtu çdo detaj i veshjes së Françeskës, që nga varësja fine, e deri te modeli i flokëve, i cili na jep imazhin e një Bella Hadid shqiptare.

Nuk habitemi për votat e shumta që Françeska ka rrëmbyer në sondazh!

Më pas vjen Odeta Banushaj, blogerja e njohur e modës në Shqipëri, me 326 vota. Në një stil tipik të Odetës, me një veshje chic dhe të thjeshtë në ngjyrë të zezë, thyer nga çanta e vogël ngjyrë vishnje, ngjyrë që e vëmë re edhe në make up-in e syve të saj, Odeta është pëlqyer mjaft nga votuesit, të cilët i kanë siguruar edhe vendin e tretë.

Në vend të katërt kemi prezantuesin Arjon Muça, i cili gati hahet kokë më kokë me Odetën, me vetëm 1 votë më pak se ajo, pra 325 vota. Ai ka veshur një kostum të zi fin, me një xhaketë me butona nga të dyja anët, kombinuar me një golf po të zi, por të thyer nga atletet e bardha sportive që ka mbathur. Detajet janë fort të lezetshme në këtë veshje, që nga ora me rrip të kuq, e deri te shamia blu me toptha të bardhë.

Surprizë! Në vend të pestë kemi motrën e Arjonit, Frensi Muça, me 307 vota. Kemi një thyerje të bukur të veshjes së zezë së Frensit, nga pardesyja e saj shumëngjyrëshe dhe këpucët chic në ngjyrë të kuqe. Megjithatë, votat më të shumta i ka marrë vëllai i saj, karizmatiku Arjon.

Mos do të lindë një konkurencë vëlla e motër në veshje e kombinim pas këtij sondazhi? Shpresojmë që jo!

Në vend të gjashtë kemi blogeren Marigona Nila, 304 vota, veshur chic në të zeza dhe këpucë kadife të kuqe, ndërsa në të shtatin Viola Spiro, me 301 vota, e cila ka veshur një fustan të zi tyl dhe çizme të zeza mbi gju, goxha trendi këto kohë!

Vendi i tetë i rezervohet blogeres Ersi Ngjela, 292 vota, kombinuar në ngjyra toke, me një golf bezhë, fund kaf lëkure dhe çizme të zeza mbi gju, ndërsa i nënti Irena Kitës, 291 vota, me një look monochrome. Në vend të dhjetë kemi Ilda Bejlerin, me 278 vota, veshur seksi, tërësisht në të zeza, ndërsa në të njëmbëdhjetin Orinda Hutën, 266 vota, me një veshje glam argjendi, dhe detajin e pellushit hedhur supeve.

Në vend të dymbëdhjetë kemi blogeren Sarah Berisha, 263 vota, kombinuar bukur me bluzen kadife ngjyrë vishnje, fundin me shkëlqim ngjyrë ari dhe këpucët pumps bezhë. Ndërkohë, në vend të trembëdhjetë vjen basketbollistja Elektra Zykaj, 248 vota, me një fustan argjendi me temina dhe çizme të zeza mbi gju.

Në përfundim, 10 vendet e fundit në sondazhin e revistës “Bordo” janë:

14. Eleana Dobi (246 vota)

15. Niko Komani (245 vota)

16. Egerta Shehu (243 vota)

17. Isida Mollaymeri (230 vota)

18. Ervin Kurti & Dorina Mema (229 vota)

19. Olti Curri (227 vota)

20. Sara Kolami (226 vota)

21. Fatma Methasani (225 vota)

22. Dasara Karaiskaj (205 vota)

23. Jeta Faqolli (187 vota)

Ju faleminderit për votat tuaja! Qëndroni me revistën “Bordo” edhe në javët në vijim, për më tepër sondazhe mode dhe stili!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF