KreuCelebrity

Nga Klan, tek Top Channel, ja ku do ta shohim Valbona Selimllarin!

Valbona Selimllari tashmë është bërë një nga personazhet më aktivë të ekranit, me prezencën e saj të përjavshme në “Dance With Me”. Besnike e televizionit Klan, Valbona u përfol se do të zhvedosej në Ora News për një program të sajin. Por, duket se para çdokujt tjetër, do të jetë Top Channel ai që do të mirëpresë Selimllarin në ambientet e tij…

E shtuna do ta sjellë Valbonën si një nga personazhet në “Shiko Kush Luan”, e këtë në fakt, nuk e ka zbuluar ajo vetë. Ka qenë Bes Kallaku ai që ka postuar një foto nga emisioni, ku shihet krah Rozana Radit, Selimllarit dhe Edi Manushit. Kështu, aktori ka zbuluar një pjesë të konkurrentëve të emisionit të fundjavës.

Edhe pse televizione konkurrente, personazhet e ekranit nuk kanë përbërë problem për të qenë në rolin e të ftuarve në formate të ndryshme. Epo tashmë, i erdhi radha Valbonës të futet në garë me të tjerë figura të njohura!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF