Një pasdite, e njejta zgjedhje. Kush fiton ‘betejën’, Era apo Lori?

Përpos se dy vajza shqiptare me stil, ato janë dhe dy mikesha shumë të mira. Një nga episodet më interesante të verës, Era Istrefi dhe Lori Hoxha i kaluan bashkë në Los Anxhelos, dke shkaktuar jo pak zhurmë. Por, siç ndodh shpesh, të famshmet e shoubizit vendaz mund të vihen fare mirë përballë pikëpyetjes: kujt i shkon më shumë…?

Kjo, pasi nuk janë të pakta rastet kur paraqiten njësoj me anë të veshjeve ose aksesorëve. E për sa i përket këtyre të fundit, Era dhe Lori kanë qenë në të njejtën mendje pasditen e sotme, ose të paktën këtë kemi mësuar nga Instagrami. Ishte e para trashëgimtarja e Top Channel ajo që postoi rreth dy orë më parë një foto me syzet Balenciaga, ndërsa para pak minutash, me të njejtin aksesor u paraqit edhe Strefie, në një postim në My Story. E në fakt, Era nuk është hera e parë që bën dallim me përzgjedhjen e syzeve.

Baleciaga Matrix, të preferuarat e Lorit dhe Erës janë pjesë e koleksionit të firmës për sezonin Vjeshtë-Dimër 2017/2018. Kendall Jenner ishte ajo që u apasionua pas të njejtit model, ndërsa Rihanna soli një tjetër version në Festivalin e Filmit në Kanë. Inspiruar nga filmi me të njejtin titull, modeli ‘Matrix’ është ndër më të kërkuarit tani për tani. Për sa i përket vajzave tona, cilës mendoni se i shkojnë më shumë?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *