KreuCelebrity

Sa fitojnë këngëtaret më të paguara të botës? Ja kush është në krye

Nga Beyoncé te Taylor Swift dhe Adele. Ja sa fitojnë një për një këngëtaret më të famshme dhe më të paguara të momentit në botë.

Këngëtaret po jetojnë një epokë të artë suksesi dhe përfitimi.

Të famshme tashmë për brand-e dhe shtëpitë e modës ato përfaqësojnë një alternativë të besueshme për modelet, aktoret dhe testimonial, dhe kjo do të thotë që entuziastët e muzikës mund të shfrytëzojnë gjithashtu të ardhura alternative dhe paralele.

Por sa fitojnë?

Ka menduar Forbes për t’u bërë llogaritë e xhepit, duke marrë në konsideratë periudhën ndërmjet 1 qershorit 2016 dhe 1 qershorit 2017.

Këtu janë të gjitha numrat, duke filluar nga ajo që ka fituar më shumë deri te ajo që ka fituar më pak.

presidente-usa-star-beyonce

Sa fiton Beyoncé?

Falë suksesit të jashtëzakonshëm të Limonadës, Mbretëresha Bey qëndroi për javë në krye të klasifikimeve  dhe me “Formation World Tour” që bëri xhiron e botës, ia arriti të renditet në krye të klasifikimit të “Forbes” me një shifër prej 105 milionë dollarë (gati 90 milionë euro).

adele grammy

Sa fiton Adele?

Këngëtarja fitoi çmimin Grammy për Albumin e Vitit, të cilin donte ta ndante gjysmën me Beyoncën pasi e tërhoqi.

Çmimi u pasua nga një turne në skenat më të rëndësishme ndërkombëtare.

Një total prej 69 milionë dollarë të ardhura ( 60 milionë euro).

taylor swift ballerini

Sa fiton Taylor Swift?

Vendi i tretë për këngëtaren është i habitshëm, nëse merret në konsideratë që në periudhën e marrë nga “Forbes” nuk kishte dalë ende albumi “Reputation”, që ka thyer rekordin e albumit më të shitur që në javën e parë, dhe atë të mëparshmin “1989” që doli në 2014.

Përveç kësaj Taylor ka çuar në shtëpi 44 milionë dollarë (më shumë se 37 milionë euro), por është për të vënë bast që me albumin e ri dhe turin e ri vitin që vjen do e tejkalojë Beyoncé.

celine dion

Sa fiton Celine Dion?

Pas një pushimi pothuajse një vjeçar që e mbajti atë larg skenave për t’u kujdesur për burrin e saj, i cili vdiq më pas, këngëtarja u kthye në formë të shkëlqyer, duke lançuar imazhin e saj, duke u bërë një ikonë e modës dhe duke nxjerrë një numër mbresëlënës prej 70 koncertesh në vit në Las Vegas.

E gjithë kjo ka gjeneruar një pasuri prej 42 milionë dollarësh.

jennifer lopez

Sa fiton Jennifer Lopez?

Edhe pse ka vite që nuk lançon një album, JLo vazhdon të mbetet në majë të klasifikimeve, falë pjesëmarrjes së saj si gjyqtare në jurinë e  një talenti amerikan, “World of Dance”, në një seri koncertesh në Planet Hollywood në Las Vegas dhe bashkëpunimin e saj me L’Oreal.

Llogaria e saj bankare këtë vit ka shënuar të ardhura prej 38 milionë eurosh.

Rihanna

Sa fiton Rihanna?

Këngëtarja Barbados ka qenë në një turne që përfshiu çdo cep të planetit, por jo vetëm.

Ajo gjithashtu luajti në një film, Bates Motel, dhe bashkëpunoi me disa marka, duke përfshirë Puma dhe Samsung.

Në kohën e saj të lirë ka vendosur t’i përkushtohet lançimit të linjës së saj të kozmetikës.

Rezultati: 36 milionë dollarë të ardhura.

britney spears billboard awards

Sa fiton Britney Spears?

Vitet kalojnë, por Britney vazhdon të na habisë.

Megjithëse nuk ka nxjerrë ndonjë album të ri, këngëtarja ka dalë me një seri datash të ngjeshura në Las Vegas, që do të rifillojnë brenda fundit të vitit. Gjatë verës ajo mori pjesë në një tur në Azi, ku u mirëprit krahëhapur.

Kjo është arsyeja pse të ardhurat e saj janë 34 milionë dollarë.

cover katy perry classifica ex

Sa fiton Katy Perry?

Këngëtarja me siguri do të jetë një nga protagonistet e renditjes së vitit të ardhshëm, duke dribluar në pikën pothuajse të cekur të Taylor Swift. Ajo ka planifikuar një turne në nisje të shkurtër dhe të marrë pjesë si gjyqtare jurie në  edicionin e ri të American Idol.

Ndërkohë, është e kënaqur me 33 milionët e saj, të përfituara nga  shitjet e albumit të fundit “Witness” dhe bashkëpunimet me markat si H & M, CoverGirl dhe Claire’s.

.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF