KreuCelebrity

Sa nuse e mirë Kate! Dukesha vendos varësen e Mbretëreshës për 70-vjetorin e martesës

Pak ditë më parë, mbretëresha Elizabetë festoi 70-vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj, princin Philip. Një celebrim madhështor për nder të çiftit mbretëror u mbajt në kështjellën Windsor, ku e gjithë familja mbretërore dhe personalitete të shquara morën pjesë në festimet e përvjetorit të platintë.

Image result for 70 wedding anniversary queen

Domosdo, as nipi i Mbretëreshës, princi William nuk ka munguar, së bashku me bashkëshorten e tij, Kate Middleton.

Një detaj është vënë re te veshja e Kate: Dukesha ka vendosur varësen me perla që i përket yllit të mbrëmjes, vetë Shkëlqesisë së saj Mbretëreshës. Vetë monarkja, gjyshja e princit William, duhet t’ia ketë huazuar për këtë rast të veçantë.

The royals, who were dressed in black tie, are heading for a special dinner at the castle to mark the monarch's milestone anniversary

The Queen wearing pearl choker in 1983

Varësja luksoze me perla dhe diamantë është mbajtur nga Elizabeta II në vitet 1980 dhe 1990, dhe i është dhuruar Mbretëreshës nga qeveria japoneze.

Edhe e ndjera princeshë Diana e ka vënë varësen në një banket në Hollandë, në vitin 1982.

Për pjesën tjetër të veshjes, Kate Middleton ka zgjedhur një fustan të zi Diane von Furstenberg, të cilin e ka veshur edhe kur ishte shtatzënë me princeshën Charlotte, si dhe vëthë perle dhe diamanti, stoli të princeshës Diana (ilustruar më lart).

Kate Middleton black lace gown

Gjynah të mos trashëgohen stoli të tilla, kaq të bukura dhe të kushtueshme! Kalimi i stolive ikonë është traditë në familjen mbretërore, dhe me shumë të drejtë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF