KreuHoroskop

S’e ka fajin astrologjia/ Kjo është arsyeja pse horoskopi ditor s’ju del asnjëherë

Ka shumë skeptikë të horoskopit dhe shenjave astrologjike nëpër botë, njerëz që i quajnë “broçkulla” cilatdo kuriozitete dëgjojnë për shenjën e tyre apo astrologjinë në tërësi.

Megjithatë, astrologjia nuk është thjesht sajim i pabazuar në fakte, përkundrazi! Për të pasionuarit pas dijes, astrologjia është një shkencë dhe art më vete, e deshifrueshme vetëm nga ata, që dinë se ç’janë duke kërkuar. Ka mijëra vite që astrologjia funksionon në botë, në fund të fundit!

Image result for astrology

Duhet të dini që ju nuk keni vetëm një shenjë horoskopi. Shenja juaj kryesore, ajo me të cilën identifikoheni, është shenja e Diellit, por krahas saj keni dhe nga një shenjë për çdo planet, duke futur këtu dhe Hënën.

Image result for astrology\ chart

Secili planet përfaqëson një aspekt të ndryshëm të personalitetit tuaj. Për shembull, Marsi tregon se si përballemi me konfliktet, apo Mërkuri tregon se si arsyetojmë. Shenja të ndryshme në planetë të ndryshëm shpalosin personalitetin tonë të plotë.

Po ashtu, krahas shenjës suaj kryesore, keni dhe shenjën e ashendentes, e cila tregon prezantimin e parë te bota dhe personalitetin tuaj gjatë pjesës së dytë të jetës. Normalisht, njeriu nuk ngelet i njëjtë për të gjithë jetën e tij!

Image result for astrology

Një sistem i tërë planetësh me shenja të ndryshme, ju bëjnë të ndryshëm nga kushdo tjetër, dhe unik! Kjo shpjegon pse dy shenja të njëjta Dielli rrallëherë janë njëlloj, pavarësisht karakteristikave të përbashkëta, ndaj si mund të prisni që horoskopi ditor i shenjës tuaj të jetë i saktë për çdo person të asaj shenje?!

Si mund t’i zbuloni shenjat e tjera të planetëve tuaj? Faqe të ndryshme online ju ndihmojnë të ndërtoni hartën tuaj astrologjike, vetëm duke ditur datëlindjen dhe orën tuaj të lindjes.

Kini kujdes ama: kur zhyteni në astrologji, nuk dilni më!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF