KreuCelebrity

Totalisht rrëmujë/Edhe festa e Victoria’s Secret mbyllet nga policia!

Victoria’s Secret nuk duhet të organizojë kurrë më sfilata në Shanghai, sepse çdo gjë u ka ecur si mallkim që pas vendimit të tyre për këtë qytet!

Fillimisht, shumë modeleve u janë mohuar vizat nga shteti kinez, duke e detyruar Victoria’s Secret të marrë modele zëvendësuese në minutat e fundit.

Gigi Hadid po ashtu ishte një person “non grata” në Kinë, për shkak të një videoje pa kripë të saj në lidhje me aziatikët.

Image result for gigi hadid china

Motra e Gigi-t, Bella, që supozohej të shkëlqente sa për dy modele bashkë, u shfaq me një trup aspak të bukur, me strija, vithe të rëna dhe celulit.

Pa llogaritur edhe rrëzimin spektakolar të modeles Ming Xi, e cila mundi vetëm të buzëqeshte ndërsa ndihmohej nga kolegia e saj të ngrihej.

Sfilata e Victoria’s Secret përfundoi ashtu siç nisi: rrëmujë.

Edhe festa pas sfilatës, një “pushim” i merituar i Ëngjëjve, e cila nisi rreth orës 9 të darkës pasi u mbyll sfilata e përvitshme, është ndërprerë befas nga policia rreth mesnatës, sepse kishte ankesa për zhurmë e muzikë.

Është për të ardhur keq që festa u la me aq, për më tepër kur supermodele si Lais Ribeiro, Bella Hadid, Adriana Lima, Taylor Hill etj. ishin veshur aq bukur.

Ja disa nga veshjet më të mira në festën e Victoria’s Secret:

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF