KreuCelebrity

Dhunoi seksualisht vajzën shqiptare, Robinho dënohet me 9 vite burg

Robson de Souza Santos, i njohur ndryshe si Robinho, ish-sulmues i skuadrës së Milanit, është dënuar nga Gjykata e Milanos me 9 vite burg, për dhunë seksuale në grup ndaj një vajze shqiptare. Pesë burra të tjerë janë dënuar gjithashtu.

Sipas Sportmediaset, ngjarja ka ndodhur në një klub të Milanos në 22 janar 2013. Në atë kohë, futbollisti ishte pjesë e kuqezinjve italianë.

Image result for robinho milan

Shqiptarja, në atë kohë 22 vjeç, e njohu futbollistin në një restorant. Takimi i radhës ka qenë në klub, ku Robinho ka shkuar të takojë vajzën së bashku me 5 miq, dhe situata ka degjeneruar.

Në përfundim të çështjes gjyqësore, gjykatësja Mariolina Panasiti e ka dënuar me 9 vite burg.

Kjo nuk është hera e parë që Robinho akuzohet për dhunë seksuale, pasi u arrestua në 2009, kur luante për Manchester City, por nuk u dënua.

Image result for robinho manchester united

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF