KreuCelebrity

Është apo jo “e bërë” Marina? Përgjigjet doktori i VIP-ave…

Një nga moderatoret më të njohura dhe simpatike të ekranit shqiptar, është aluduar shpesh për Marina Vjollcën nëse i është nënshtruar bisturisë, për të marrë pamjen e dëshiruar.

Të njëjtat pikëpyetje janë ngritur edhe për motrën e saj, Luanën, e cila është përgjigjur se i ka arritur format e trupit të saj duke shtuar 16 kilogramë në peshë.

Për Marinën ama përgjigjet Skerdi Faria, i njohur ndryshe si “doktori i VIP-ave”.

Në foton e tij të fundit me Marina Vjollcën në Instagram, Skerdi shkruan: “E BUKURA dhe BISHA… E kush thote qe @marina_vjollca ka bere operacione estetike ja thyej brinjet me kembet e karriges…  Smirushat shhhhtttt!!! Ve putren ne zjarr qe eshte TOTALISHT BIO.”

Një mbrojtje goxha e fortë e doktorit të VIP-ave për Marinën, që nuk lë më vend për diskutim… jo për gjë, po kushdo e vë në dyshim natyralitetin e Marinës, i thyhen brinjët nga doktori!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF