KreuCelebrity

Këtej me Katy-n, andej me Bella-n/ The Weeknd i dërgon modeles trëndafila

Që The Weeknd-it i pëlqen të luajë me vajzat, këtë e dimë nga këngët e tij, por jeta personale e këngëtarit ka nisur t’ia kalojë ku e ku muzikës.

I ndarë nga Selena Gomez, por jo plotësisht i shkëputur prej saj, këmbë e duar mbas të dashurës Bella Hadid, dhe së fundmi i parë në një darkë me këngëtaren Katy Perry, nuk dimë se ku do i çojë The Weeknd gjithë këto marrëdhënie me vajzat e famshme, por me siguri nuk ka për t’i dalë asgjë e mirë.

Image result for katy perry the weeknd

Në datë 20 nëntor, The Weeknd darkoi me Katy Perry-n, por duhet të dini që në të njëjtën ditë mbahej sfilata e përvitshme e Victoria’s Secret, në Shanghai, ku edhe Bella Hadid merr pjesë.

The Weeknd i manovroi të dyja vajzat, në SH.B.A. duke darkuar me Katy-n, dhe në Kinë duke i dërguar një tufë të madhe me trëndafila Bella-s, si urim për sfilatën e saj të rëndësishme. Jo vetëm kaq; ai i kishte shkruar edhe një letër të vogël, ku i thoshte se sa e mrekullueshme ishte dhe se ishte krenar për të. Jo më kot ishte aq e lumtur Bella atë natë në sfilatë!

Image result for bella hadid victoria' secret 2017

Nga ana tjetër, The Weeknd qenka vërtet djali “player” që reklamon në këngët e tij. Katy dhe Bella bëjnë mirë të ruhen!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF