KreuStil Jetese

Kur i ke, tregoji/ 3 veshje mikluese për këmbët tuaja kilometrike

Nëse e keni parë filmin “The Producers” të vitit 2005, Uma Thurman i kushton një këngë të tërë mesazhit “Nëse e ke, tregoje”, drejtuar specifikisht formave të saj trupore.

Çlirohuni nga zinxhirët e turpit dhe “lënies nam” që na vë shoqëria dhe vetja, kot e më kot: nëse keni diçka te bukur, shpaloseni atë!

Sot do të flasim për rastin kur keni këmbë elegante dhe kilometrike, për t’ua pasur zili. Mos bëni gabim t’i fshihni ato; vajzat e tjera djersisin 5 ditë në javë në palestër për ato këmbë!

Ngjani në formën tuaj më të mire me këto 3 veshje mikluese për këmbët tuaja kilometrike!

 

1. Fustan-bluzë, me flutura në fund

Zgjidhni fustane të stilit bluzë, pa prerje në mes dhe rreth 1 pëllëmbë e gjysmë mbi gju. Kështu,  e vini spotlight-in vetëm mbi këmbet tuaja, pa llogaritur edhe gjatësine e shtuar.

Për ta thyer pak monotoninë e fustanit-bluzë, mund të zgjidhni një fustan që ka flutura në fund.

Mund ta vishni fustanin edhe në ambiente profesionale, me geta të zeza dhe taka po të zeza.

Rezultate imazhesh për a line dress zara

2. Fund me bel të lartë + xhaketë e gjatë

Ndiqni modelin e fustanit të mësipërm, por kësaj radhe me fund me bel të lartë.

Hidhni sipër një xhaketë të gjatë, të veshja juaj të mos ngjajë bosh.

Në këtë mënyrë, fokusoheni sërish te këmbët tuaja dhe ngjani chic, falë xhaketës së gjatë.

Imazh i ngjashëm

3. Streçe dhe bluzë e gjatë

Streçet nuk janë për këdo, por padyshim që janë për ju dhe këmbët tuaja!

Inspirohuni nga Carly Cristman, e cila ka po ato këmbë të cilave u kushtohet artikulli ynë.

Carly vesh streçe, bluzë (jo aq të gjatë, por ne ju sugjerojmë një bluzë që mbulon së paku vithet tuaja) dhe çizme deri te kyci.

Do të ngjani si një modele e vërtetë, dalë nga kërkimet “streetstyle” të Google-t!

Rezultate imazhesh për carly cristman beanie

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF