Ledioni është mirënjohës për dikë në veçanti, dhe personazhin e njohim të gjithë! 0 195

Familja Hoxha është duke kaluar aktualisht para-pushimet e dimrit në kryeqytetin francez, ndërsa kemi parë jo pak foto nga Lori, Sara dhe Ledioni. Ky i fundit, mesa duket është në pritje të fillimit të The Voice Kids, e për këtë po përgatitet duke u relaksuar nëpërmjet udhëtumeve. Liço sot ka postuar një foto krejt ndryshe në Instagram, e komentet e Sarës nuk mund të mungonin.

Me Londonin në krahë, moderatori shkruan: “Mirënjohës për të! Po ju, për çfarë jeni mirënjohës?” Bashkëshortja e tij nuk ka dhënë përgjigje, vetem ka komentuar me shaka: “Po e përzë”. Liço ia ka kthyer me të qeshur, e mesa duket kjo lidhet me ndonjë histori të çiftit.

Nuk mund të mos e prisnim mirënjohjen e Ledionit në këtë drejtim, pasi dashurinë për London, nuk e ka kursyer së shprehur as moderatori, as vetë Sara. E vërtetë, po ju për çfarë jeni mirënjohës në jetë?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *