Ardit Gjebrea vjen në “Kënga Magjike”, në një duet me vajzën e tij Anna! 0 167

Një lajm tejet i bukur është bërë publik nga moderatori dhe artisti i njohur i ekranit shqiptar, Ardit Gjebrea.

Së shpejti, do ta shohim Arditin t’i rikthehet dashurisë së tij, këngës, me pjesëmarrjen në “Kënga Magjike 2017”. Jo vetëm kaq; kënga do të jetë një duet, kënduar nga ai dhe vajza 8-vjeçare e artistit, Anna Gjebrea.

Në shkollën e Annës ❤ për Festat e Nëntorit – Shqipëria ime! ⚫🔴

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

Lajmin e mirë Arditi e ka ndarë në Instagram, ku shihet vetë moderatori në studion dhe prezencën e kompozitorit Darko Dimitrov.

“Në studion e @darkodimitrov…sepse këtë herë i rikthehem dashurisë – këngës 😉 me një duet. E me kë tjetër? Me #annagjebrea ❤ #kengamagjike2017#PerTy “-, shkruan ai.

Më tej, Arditi tregon se vargjet janë shkruar nga Olti Curri, dhe kënga titullohet “Për Ty”. Nëse këndohet nga Arditi dhe vajza e tij, me siguri ka të bëjë me marrëdhënien magjike baba e bijë, që s’njeh të dytë.

Ndjekësit e Arditit e kanë përgëzuar për këtë projekt, duke u shprehur të bindur për talentin e të voglës, e cila po ndjek hapat e babait të saj.

Padyshim, do të jetë një performancë mjaft e ndjekur në “Kënga Magjike 2017”, dhe unike në llojin e saj!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *