Një lajm tejet i bukur është bërë publik nga moderatori dhe artisti i njohur i ekranit shqiptar, Ardit Gjebrea.
Së shpejti, do ta shohim Arditin t’i rikthehet dashurisë së tij, këngës, me pjesëmarrjen në “Kënga Magjike 2017”. Jo vetëm kaq; kënga do të jetë një duet, kënduar nga ai dhe vajza 8-vjeçare e artistit, Anna Gjebrea.
Lajmin e mirë Arditi e ka ndarë në Instagram, ku shihet vetë moderatori në studion dhe prezencën e kompozitorit Darko Dimitrov.
“Në studion e @darkodimitrov…sepse këtë herë i rikthehem dashurisë – këngës ? me një duet. E me kë tjetër? Me #annagjebrea ❤ #kengamagjike2017#PerTy “-, shkruan ai.
Më tej, Arditi tregon se vargjet janë shkruar nga Olti Curri, dhe kënga titullohet “Për Ty”. Nëse këndohet nga Arditi dhe vajza e tij, me siguri ka të bëjë me marrëdhënien magjike baba e bijë, që s’njeh të dytë.
Ndjekësit e Arditit e kanë përgëzuar për këtë projekt, duke u shprehur të bindur për talentin e të voglës, e cila po ndjek hapat e babait të saj.
Padyshim, do të jetë një performancë mjaft e ndjekur në “Kënga Magjike 2017”, dhe unike në llojin e saj!