KreuCelebrity

Rrëfimi i Hueyda El Saied: “Nëna ime ka dhënë edhe gjak për të më ushqyer”

Një ndër personazhet më të dashura të ekranit shqiptar, Hueyda El Saied nuk ngurron të tregohet e çiltër për çdo ndodhi të jetës së saj, e mirë apo e keqe qoftë.

Rrëfimi i saj i radhës ditën e sotme, në emisionin “Wake Up” në Top Channel, është dhënë po ashtu pa filtra nga ajo. Huyeda tregon se fëmijëria e saj ka qënë shumë e vështirë, e madje ka pasur edhe raste kur shkonte pa ngrënë në shkollë.

 

“Ka pasur ditë kur kam shkuar në shkollë pa ngrënë. Mamasë sime i është dashur të japë dhe gjak për të më ushqyer” -shprehet Hueyda.

Mësuesja e klasës së tretë e Hueyda-s e kishte kuptuar një ditë situatën në të cilën ndodhej ajo, dhe i kishte ofruar vetë bukën e saj.

“Këtë nuk e harroj.” – kujton artistja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF