Serena Williams shpalos unazën e saj të martesës (dhe diamanti është gjigand!)

Tenistja e njohur Serena Williams vuri kurorë me partnerin e saj Alexis Ohanian të enjten e kaluar, në New Orleans, në një ceremoni madhështore në praninë e shumë miqve dhe personaliteteve të shquara, duke përfshirë yje të tillë si Beyoncé me nënën dhe motrën, Kim Kardashian, Ciara dhe Eva Longoria.

Image result for serena williams wedding

Megjithatë, nuk e kishim parë unazën e saj të martesës, deri ditën e sotme, kur ajo ndau një foto të adhurueshme të vajzës së saj dy-muajshe Alexis Olympia, ku duket qartë edhe guri gjigand i unazës.

Duhet të themi madje që unaza rrëmbeu vëmendjen e fansave nga vogëlushja!

Unaza ka një gur diamanti me prerje emerald, shoqëruar me një rreth përjetësie . Porositur posaçërisht për Serenën, stolia e mrekullueshme mban vlerën prej 2 milionë dollarësh.

Ashtu si unaza e denjë për një princeshë, edhe dasma e Serena-s me partnerin Alexis ishte frymëzuar nga filmi “E bukura dhe Bisha”, bashkë me fustanin e bardhë mbretëror “Alexander McQueen” të superstarit të tenisit.

Megjithatë, t’i lëmë mënjanë detajet e dasmës dhe unazës luksoze të Serena-s, dhe le të flasim për vogëlushen e saj tani: A nuk është e adhurueshme?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *