KreuBordo Men

“Skifterja” që ia rrëmbeu zemrën Gazmend Pajës, aktori rrëfen

E kemi parë të gjithë në rolin e Melaminit të “Portokallisë”, personazhi ironizues i “skifterëve” të sotëm. Gazmend Paja, i ftuar sot në mëngjes në emisionin “Wake Up”, ka treguar se e ka vërtet një “skiftere” në jetën e tij personale, e cila i ka rrëmbyer zemrën.

I pyetur nga moderatori i “Wake Up”, Eno Popi, mbi vajzën e re me të cilën po del aktori i njohur, Gazi tha se ndihet mirë në praninë e saj, dhe se qetësohet nga ajo.

Image result for gazmend paja

“Unë jam tip impulsiv, ndërsa ajo është më e qetë”, – tha ai. Me sa duket kemi një çift që balancojnë njëri-tjetrin këtu.

Për sa i përket planeve të bashkëjetesës apo martesës, Gazmendi tha se ata janë ende në fazën e njohjes. Aktori nuk ka përmendur as emrin e zonjushës me të cilën po shoqërohet, duke dashur të ruajë privatësinë e lidhjes së tyre.

Related image

Ndërkaq, ai ka folur edhe për jetën profesionale të tij. Do ta shohim Gazmend Pajën në projekte teatrale në vijim, një hap që ai është i lumtur ta ndërmarrë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF