KreuCelebrity

Bella Hadid “magnet” djemsh të këqinj, edhe Drake i jep duart me një mesazh

Nuk na e merrte mendja se do të ndiheshim mirë që The Weeknd po bëhet copash për të rifituar Bella Hadid-in, por kur nuk kanë ngelur më meshkuj të tjerë në jetën e saj…

Burime nga US Weekly thonë se edhe Drake, i cili dukej tejet i investuar në fitimin e zemrës së Bella-s, pasi i bleu edhe një klub për 21-vjetorin e saj, i paska dhënë duart modeles bukuroshe.

Si, do thoni ju? Nëpërmjet një mesazhi në celular.

Rezultate imazhesh për bella hadid drake

Sipas fjalëve, Drake e ndërpreu marrëdhënien me mesazh, dhe pastaj thjesht ndaloi së  i kthyeri përgjigjje Bella-s.

Megjithatë, Bella nuk shqetësohet për këtë gjë, pasi The Weeknd i dërgoi një tufë me trëndafila përpara sfilatës së saj në Shanghai. Modelja vetëm buzëqeshi gjatë gjithë mbrëmjes, dhe të gjithë e dinë që Bella nuk qesh kurrë ndërsa sfilon!

Sa për djemtë, epo, me mend në kokë herën tjetër Bella!

Rezultate imazhesh për bella hadid shanghai

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF