KreuCelebrity

Copy & Paste, e kemi një ide kujt do t’i ngjajë North West kur të rritet!

North West mund të ketë emrin e babait të saj (dakord, edhe disa tipare), por padyshim që është një Kardashian.

Këtë tregon edhe videoja e fundit e Kim Kardashian-it, nga festat e kaluara të Falënderimeve, konkretisht viti 1985.

Zëri i babait të saj të ndjerë mund të dëgjohet në video, ndërsa e përgëzon Kim-in gjatë filmimit.

Momager: 'Did you see mommy and daddy?' her dad Robert asks, as it cuts to Kris Jenner giving her daughter a kiss

“Kimberly, bëre një punë aq të mirë! E mbajte bukur flamurin atje lart, apo jo?” – i thotë ai. Ky ishte një homazh që Kim i bëri babait të saj Robert Kardashian, i cili ndërroi jetë 14 vite më parë.

“Jam mirënjohëse që të kisha ty.” – shkruan ajo.

Ajo çfarë bie më shumë në sy ama, është ngjashmëria e 4-vjeçares Kim me vajzën North West, e cila ka po të njëjtën moshë.

Nga ana tjetër, djali i Kim Kardashian dhe Kanye West, Saint West, mbush 2 vjeç për 12 ditë.

Rezultate imazhesh për saint west

Çifti është në pritje edhe të fëmijës së tretë, një vajzë, dhe bëhet fjalë për një shtatzëni surrogate. Me siguri, ylli i televizionit amerikan është shumë mirënjohëse për familjen e saj, si dhe çdo gjë që ka në jetë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF