KreuStil Jetese

Dukuni seksi sonte, me të brendshmet perfekte për lëkurën tuaj!

Ja ku erdhi dhe e premtja mbrëma, dhe me siguri po e shijoni që tanimë zgjimin e vonë të së shtunës në mëngjes. Sidomos nëse keni plane me partnerin tuaj sonte, argëtimi për ju ka nisur tashmë!

Dhoma e gjumit i kërkon pak gjërat me spec, për të mbajtur gjallë pasionin, dhe nuk ka armë më të fortë për një femër në dhomën e gjumit, se sa një komplet të brendshmesh seksi.

Sidoqoftë, jeni të sigurta që keni zgjedhur setin e duhur për lëkurën tuaj? Lexoni në vijim!

 

1. Lëkurë e çelur

Qëndroni në ngjyrat e bardhë, rozë baby, nude, krem, gri e lehtë. Luani me delikatesën tuaj, pasi ngjyrat e errëta jua heqin brishtësinë e lekurës dhe ju tregojnë të shpëlarë.

Atë çfarë keni, shpaloseni në mënyrën më të mirë të mundshme!

Rezultate imazhesh për blonde in lingerie

2. Lëkurë në tonalitete të mesme

Pak më e errët se lëkura e çelur, por jo një ngjyrë e theksuar, e kuqja do të funksiononte fare mirë për ju. Mendoni Emily Ratajkowski-n në të brendshmet e mëposhtme në ngjyrë të kuqe.

Edhe ngjyrat e tjera jo fort të zakonshme, si kumbull apo ngjyrë uthulle e zënë do t’ju vijnë shumë për shtat. Lëkura juaj e lejon eksperimentimin.

Rezultate imazhesh për emily ratajkowski red lingerie

Rezultate imazhesh për plum lingerie

3. Lëkurë zeshkane

Mund të zgjidhni si ngjyrën e zezë apo ngjyrat e errëta në përgjithesi, ashtu edhe atë të bardhë.

Ngjyra e zezë do t’ju japë një agresivitet seksi, dhe mund ta kombinoni me një buzëkuq vishnje.

Ngjyra e bardhë do të bëjë një kontrast të bukur me ngjyrën tuaj të lëkurës. Mendoni lëkurën ngjyrë ulliri nga rrezet marrë në plazh dhe veshjet e bardha me supe jashtë… versioni i dhomës së gjumit. Partneri do ta aprovojë!

Beautiful sensual brunette woman posing in elegant lingerie. Lady with long healthy curly hair.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF