KreuCelebrity

 “Marron 5” koncert surprizë dhe me maska në Nju Jork

Vetëm pak ka zgjatur surpriza e grupit “Marron 5” i cili ka kënduar së bashku me prezantuesin e famshëem amerikan Jimmy Fallon në metronë e Nju Jorkut. Pavaresisht se ishin të maskuar, udhëtarët i kanë njohur dhe kanë parë koncertin surprizë.

Ata janë të ëmbël, të dashur për miliona fansa, surprizues jo rrallë herë.

Grupi Marron 5, pavarësisht se ishin maskuar me kapele, syze dhe mjekra false ia kanë dalë të marrin vëmendjen e publikut në një ndër vendet më popullore në në metronë e Nju Jorkut.

Së bashku me prezantuesin e  mirënjohur amerikan “tonight show” Jimmy Fallon, grupi muzikor ka improvizuar një concert në stacionin e metrosë pranë qendres rokfeler.

Pavarësisht maskimit, brenda pak minutash grupi është njohur nga kalimtarët e rastësishëm që me telefonat e tyre nuk kanë hezituar që të filmojnë interpretimet e këngëve “Crazy Little Thing Called Love” e “Sugar”.

Nuk është hera e parë që Fallon surprizon kalimtarët njujorkez. Në të kaluarën po në metro ai kishte kënduar me Miley Cyrus dhe me grupin U2. Por kësaj here i takoi Adam Levine e shokëve të tij të grupit që të kënaqin udhëtarët e metrosë që ia shpërblyën kënaqësinë me vallëzime, buzëqeshje dhe selfie.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF