Melania Trump “casual” si kurrë më parë, me kapele për Falënderime

Nuk e kemi parë kurrë Zonjën e Parë të SH.B.A.-së, Melania Trump, pa kostume të kuruara dhe një look menduar në çdo detaj, përveç ditës së djeshme, kur u shfaq me një kapele me strehë për Falënderime.

Bashkëshortja e presidentit Donald Trump nuk dukej aspak si modelja bukuroshe që jemi mësuar të shohim krah tij, ndërsa u shërbente një vakt Falënderimesh burrave dhe grave amerikanë që ndihmuan në dëmet e shkaktuara nga uragani Harvey. Ajo kishte veshur një këmishë rozë me kuadrate, pantallona të zeza, atlete “All stars” dhe një kapele me strehë.

Melania Trump wearing a flannel while serving Thanksgiving lunch to FL Coast Guard

Nga ana tjetër, Trump ishte veshur me një kostum të thjeshtë, por ku e ku më formal se sa zonja e tij.

Kjo zgjedhje garderobe e Melania-s vjen pas kritikave që mori për takat e larta, veshur në turin për dëmet e shkaktuara nga uragani Harvey. Ndonëse nuk ishte plotësisht jo e përshtatshme, ajo u kritikua sepse nuk duhej të mendonte se si të shpaloste modën dhe stilin e saj, përpara personave që sapo kishin humbur çdo gjë.

Kësaj radhe, Melania ndoqi tërësisht kahun e kundërt, duke u dukur më casual se njerëzit e ftuar në event. Mbase diçka e mesme do të ishte më mirë herën tjetër!





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.