KreuCelebrity

Pa humbur kohë, “Ces’t La Vie” vendos për zëvendësuesin e Lalos!

Ndarja e papritur nga jeta e kompozitorit la një boshllëk të madh jo vetëm tek të afërmit e miqtë, por edhe në produksionin e “Ces’t La Vie”. Një rrugëtim i marrë me dashuri e pasion, Lalo nuk mundi ta shoqëronte formatin më tej. Pyetja më e shpeshtë deri sa të transmetohet puntata e së dielës së ardhshme është: “Kush do ta zëvendësojë kompozitorin në juri?”

Produksioni nuk ka humbur më shumë kohë, duke marrë një vendim. Karrigia e Lalos do të mbetet bosh dhe nuk do të zëvendësohet nga askush tjetër. Juria do të përbëhet nga vetëm tre anëtarë deri në përfundim të spektaklit, e jo pa arsye. Në nderim dhe kujtim të figurës së Aleksandër Lalos, stafi i “Ces’t La Vie” nuk e ka parë të arsyeshëm vendosjen e një tjetër personazhi në vendin e mjeshtrit.

Ndoshta, për ata që nuk e prisnin, produksioni surprizoi vërtetë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF