Para dhe pas, fotot e blogeres do të bëjnë të shkoni me vrap në palestër!

Trupi ideal nuk ekziston dhe këtë është mirë ta ngulisni fort në kujtesë. Por, kjo nuk është arsye që të mos përpiqemi të punojmë për të arritur format fizike, që sipas shijeve tona mbeten ideale. Vithe të forta, gjoks i ngritur, muskuj të dukshëm të barkut – ëndrra e shumicës, apo jo?

Nga ana tjetër, ose bëhemi ekstremisht dembelë, ose çdo plan për fillimin e palestrës e shtyjmë në prag vere. Harrojeni! Fiziku kërkon punë të vazhdueshme, nëse prisni rezultate po aq të vazhdueshme. E për këtë, blogerja Rebeca ka bërë të pamundurën për të influencuar tek njerëzit, duke postuar foto para dhe pas transformimit të trupit.


Ajo insiston se peshat e rënda nuk janë vetëm për meshkujt. “Ato të ndihmojnë për forcimin e kofshëve dhe vitheve, duke dhënë tonifikimin e merituar”, shprehet Rebeca. E kjo nuk është e gjitha, pasi blogerja nuk i jep rëndësi, nëse nuk mbani një regjim ushqimor. “Nëse stërviteni, por keni një dietë të shkatërruar, harrojini format fizike”, ka thënë ajo.


E në fakt, duke marrë parasysh fotot e saj, bëjmë mirë të vrapojmë menjëherë drejt palestrës, për të bërë më të mirën për veten. Sepse, trupi ynë e meriton!





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.