KreuCelebrity

Rita Ora një prag-ditëlindje mahnitëse në…Afrikë!

Rita Ora duket se aeroplanin e ka shtëpi të dytë! Sapo ndau me fansat eksperiencën e lodhshme të fluturimit në Australi, këngëtarja ka rendur menjëherë pas një kontinenti tjetër. Këtë herë, Rita është gjendur larg luksit e shkëlqimit të mermertë të ambienteve klas, duke përjetuar një eksperiencë krejt ndryshe.


Pas vetëm dy ditësh, këngëtarja feston ditëlindjen e saj të 27-të, e nuk dihet nëse data 26 do ta gjejë Ritën në Nairobi të Afrikës. Përballja me natyrën e ka mahnitur Orën, e cila nuk ka rreshtur së xhiruari elefantët që i sheh kudo. Nga ana tjetër, ndryshimi i temperaturës,  nga dita në natë duket se e ka impresionuar jo pak artisten.


Së bashku me një mikeshë, Rita ka vendosur ta kujtojë ndryshe 27-vjetorin. Ndoshta, udhëtimet e shumta dhe angazhimet artistike e kanë shtyrë Orën të jetë më pranë natyrës, e në fakt ky vit ka qenë boll i ngarkuar për të. Mesa shihet nga fotot, Rita ka kaluar një super-eksperiencë në Afrikë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF