KreuCelebrity

Të gjitha herët kur rojalet janë paraqitur ekzaktësisht njësoj!

Sa herë përmendim mbretëritë, mendja na shkon edhe tek etika e veshjes. Duke ruajtur klasin dhe përpjekja për të shmangur ekspozimin e tepërt, ka bërë që jo rrallë herë të surprizohemi nga rregullat strikte që i karakterizojnë. Ndërsa flasim gjithmonë për pallatin mbretëror anglez, nuk mund të harrojmë dhe të tjera familje rojale në botë.

Kështu, Princesha Charlene e Monakos tërheq jo pak vëmendje me paraqitjet e saj, ashtu sikurse princeshat përkatëse të Danimarkës e Luksemburgut vlerësohen njësoj për nga paraqitja. Edhe pse Kate Middleton është emri më i dëgjuar ndër radhët rojale, nuk mund të lëmë pa përmendur ‘konkurrencën’ në stil që tashmë po i bën Meghan Markle. E ndoshta mendoni se veshjet e vajzave protagoniste në oborret mbretërore janë speciale, por ja që nuk kanë qenë të pakta herët kur ato janë paraqitur ekzaktësisht njësoj.

Mund të duket e habitshme, por mos harroni që shijet personale na bashkojnë jo pak herë në të njejtën zgjedhje me të tjerë. Më poshtë do të gjeni disa nga momentet kur princeshat kanë preferuar të njejtën veshje.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF