KreuCelebrity

Uma Thurman uron Harvey Weinstein për Falënderime: “S’meriton as plumbin”

Aktorja e njohur Hollywood-iane, Uma Thurman, ka bërë më në fund publik mendimin e saj mbi çështjen e skandalit seksual të Harvey Weinstein.

Në një postim të sajin në Instagram, me një foto të Uma-s nga filmi “Kill Bill” (film ku personazhi i saj hakmerret ndaj personave që i kanë shkaktuar vuajtje), ajo shkruan:

Gëzuar Falënderimet!

Jam mirënjohëse sot, që jam gjallë, për të gjithë ata që i dua, dhe për ata që kanë kurajon t’u dalin të tjerëve në mbrojtje.

Kam thënë që jam e inatosur kohët e fundit, dhe kam pasur arsyet e mia, #metoo, nëse s’mund ta dallonit nga pamja e fytyrës time.

Mendoj se është e rëndësishme të marrësh kohën tënde, të jesh i drejtë, ekzakt, kështu që… Gëzuar Falënderimet të gjithëve (pëveç teje Harvey, dhe bashkëpunëtorëve të tu të ligj – Jam e lumtur që gjithçka po shkon ngadalë – ti s’meriton plumb)

Uma Thurman ka marrë pjesë në 7 prej filmave të Harvey-t, duke futur këtu edhe “Kill Bill” dhe “Pulp Fiction”. Kolegia e saj në “Kill Bill”, Daryl Hannah, ka deklaruar se Harvey është futur me dhunë në dhomën e saj të hotelit, duke e detyruar të arratisej nga një derë dytësore.

Uma ka përdorur hashtag-un #metoo në postim, duke konfirmuar kështu që edhe ajo ka qenë viktimë e Weinstein-it.

Muajin e kaluar, Uma tha në mediat amerikane se po priste të ndihej “më pak e inatosur”, përpara se të fliste për këtë çështje.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF