KreuCelebrity

Befason Adelina Ismaili: “Zura dikur mat politikanin e njohur duke vjedhur para”

Pas rikthimit të bujshëm në Kosovë pak javë më parë, nuk ka munguar Adelina Ismaili as në ekranin shqiptar, në emisionin “Thumb”. Ajo ka diskutuar mbi djalin e saj të vogël, Uliks, jetën familjare, atë profesionale, por edhe mbi politikën.

E pyetur mbi ndonjë histori që nuk e ka rrëfyer kurrë më parë, Adelina ka habitur me tregimin e saj, se si zuri dikur mat organizatorin e një koncerti, sot politikan i njohur në Kosovë, duke marrë paratë e këngëtarëve.

Image result for adelina ismaili

“Jam futur një herë në banjon e meshkujve ku kam qenë në moshën 14-vjeçare, dhe kam zënë organizatorin e koncertit, që tashmë është figurë politike e rëndësishme në Kosovë, me pagesat e këngëtarëve në qese të madhe duke ikur nga dritarja. Jam frikësuar se kam kujtuar mos do të vrasë veten dhe e kam kapur prej këmbe, e kam rrëzuar në tokë. Më pas, kolegët që ishin aty e kanë rrahur keq, se e kuptuan çfarë ka dashur të bëjë!”, – tregon Adelina duke qeshur.

Adelina Ismaili nuk ka përmendur emra, por padyshim na ka bërë mjaft kuriozë për identitetin e tij!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF