KreuCelebrity

“C’est la vie”, edhe këtë të diel me Aleksandër Lalon

Të dielën e kaluar, publiku shqiptar u trondit nga ndarja nga jeta e kompozitorit Aleksandër Lalo, kohët e fundit njohur si “Maestro Lalo” i emisionit “C’est la vie” në TV Klan. Një infarkt në zemër i mori jetën maestros, ndërsa në televizion transmetohej puntata e radhës e spektaklit, e regjistruar.

Tashmë juria e “C’est la vie” ka mbetur vetëm me 3 anëtarë, pasi nuk do të ishte e hijshme që të zëvendësohej figura e kompozitorit të dashur.

Një tjetër lajm është mësuar mbi emisionin e radhës të “C’est la vie” këtë të diel, ndonëse është diçka e pritshme, pasi ndërrimi jetë i Maestro Lalos nuk mund të kalohej në heshtje nga produksioni.

Sipas Blitz.al, puntata e ditës së nesërme do të jetë e tëra dedikuar kompozitorit Aleksandër Lalo, dhe gjithë krijimtarisë së tij. Nuk do të ketë konkurrim mes personazheve këtë javë, pasi të gjithë do të ngjiten në skenë për të kënduar disa nga krijimet e Lalos gjatë gjithë karrierës së tij.  Gjithashtu, edhe dyshet e krijuara nga produksioni do të shpërbëhen, duke krijuar një kombinim të ri dhe dyshe të reja.  E nesërmja do të jetë një emision i gjithi në nder të Aleksandër Lalos.

Një ide e bukur, dhe një homazh i fundit për kompozitorin e njohur shqiptar, i cili ka dhënë një kontribut të madh në kinematografi me krijimtarinë e tij.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF