Daily Mail në Krumë: Periferia më e vështirë e Londrës

Rrethuar nga malet me borë, Kruma është periferia më e vështirë e Londrës. Por pavarësisht se janë 1.600 milje larg kryeqytetit britanik, vendasit në fshatin shqiptar mendojnë për veten e tyre që jetojnë në një nga lagjet e saj. Kështu e nis shkrimin e tij gazetari britanik Tom Kelly për “Daily Mail”.

Reportazhi ka nxjerrë në pah një plagë të madhe të Shqipërisë, kryesisht të këtyre dy dekadave të fundit, mbi emigracionin masiv të të rinjve nga veriu i vendit drejt Britanisë së Madhe, në të shumtën e rasteve nëpërmjet kamionëve, për një pagesë prej 12 mijë paund për person.

Gazetari Tom Kelly ka qenë në fshatin Krumë të Kukësit, të cilin e quan “periferinë më të pashpresë të Londrës”, duke iu referuar numrit të lartë të banorëve të tij që jetojnë në Britani.

“Autoritetet thonë se pothuajse çdo familje ka të paktën një pjesëtar në Britani dhe zakonisht të paktën një tjetër që shpreson të shkojë atje. Shumica e fëmijëve të fshatit kanë shkuar në Britani në mënyrë ilegale, me trakantët e njerëzve, zakonisht me ndihmën e prindërve të tyre. Me shumë pak punë në komunitetin në veri të Shqipërisë, të rinjtë e kalojnë ditën në kafen e fshatit “Londër’” duke diskutuar se si të shkojnë atje”,-shkruan gazetari i Daily Mail.

Në artikull jepen dëshmitë e disa banorëve të Krumës, që kanë fëmijët e tyre në Britani, shumica e tyre të mitur, të cilët shprehen se pavarësisht mallit që ndjejnë për ta, nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri pasi nuk mund t’u sigurojnë jetesën.

“Na mungon shumë, por nuk duam që të kthehet në Shqipëri. Nuk na del që ta mbështesim. Këtu nuk ka asgjë për atë. Asgjë”, është shprehur Isa Rexha, ish-oficer policie, i cili ka dy vite që nuk e sheh djalin e tij 15 vjeçar.





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.